Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza që do të hyjë në Guinness thuajse ka parë të gjithë botën

Vajza që do të hyjë në Guinness thuajse ka parë të gjithë botën
November 11
15:57 2016

Është impresionuese që dikush të ketë udhëtuar në 50 apo 100 vende.

Por Cassandra De Pecol nga Konektikat ka vizituar 181 vende që prej korrikut 2015 dhe ka edhe 15 të tjerë. 27-vjeçarja mund të thyejë rekordet Guinness si personi që ka udhëtuar për një kohë të shkurtër në më shumë shtete. Ajo udhëton si Ambasadore e Paqes dhe udhëtimin e saj e ka quajtur Expedition 196.

Cassandra e filloi udhëtimin e saj në korrik 2015 dhe ka vizituar 181 vende. Ajo është duke shpresuar që të bëhet gruaja e parë që udhëton në 196 vende. Në 40 ditët e ardhshme ajo ka për të vizituar edhe 15 vende. De Pecol udhëton në emër të Institutit Ndërkombëtar për Paqe përmes Turizmit dhe udhëtimi i ka kushtuar 200 000 $, të cilat i kanë mbuluar sponsorët.

Ajo përdor Instagram-in e saj si platformë për reklamën e vendeve të këtij udhëtimi.

Ajo ka takuar këlyshët e luanëve, ka bërë ski në malet e Kolorados, ka bërë plazh në Kiribati dhe ka siguruar pamje shumë të bukura nga ura e Mostarit në Bosnjë-Hercegovinë.

Cassandra nuk shkon askund pa hartën dhe aparatin fotografik./Blitz.al/

first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-2 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-5 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-6 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-7 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-8 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-12 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-19first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-13 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-15 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-18  first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-28 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-35 first-woman-visit-all-countries-cassandra-de-pecol-37

Komento
Shperndaje