Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushtrimet e tepërta ndikojnë në aftësinë e trupit për të humbur peshë

Ushtrimet e tepërta ndikojnë në aftësinë e trupit për të humbur peshë
July 30
16:57 2016

Ushtrimet e tepërta në të vërtetë ndikojnë në aftësinë e trupit për të humbur peshë. Të ushtrohesh sa më shumë për të humbur kilogramët  e tepërt mund të rezultojë në një tentativë të dështuar pasi ka të bëjë  edhe mënyra se si trupi përshtatet me nivele të larta të aktivitetit.

Njerëzit që ushtrohen me programe rigoroze për të humbur peshë shpesh më vonë shohin një rënie në normën e tyre të humbjes së peshës. Studiuesit në SHBA kanë hetuar fenomenin duke matur energjitë e shpenzuara  dhe nivelet e aktivitetit të përditshëm të më shumë se 300 burrave dhe grave gjatë një jave.

Ajo që duhet të keni parasysh, përveç ushtrimeve, është se nuk duhet ta anashkaloni rëndësinë e dietës. Sipas studimit rezulton se individët që ushtrohen shumë humbin rreth 200 kalori më shumë se shumica e atyre që rrinë ulur. Ata që ushtrohen gjatë gjithë kohës nuk kanë asnjë përfitim shtesë pasi shpenzojnë mesatarisht të njëjtën sasi kalorish sa ata që ushtrohen më pak.

Komento
Shperndaje