Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Univeristeti i San Francisco-s: “Më shumë kohë me prindërit dhe gjyshërit do të thotë më shumë jetë për ta!”

Univeristeti i San Francisco-s: “Më shumë kohë me prindërit dhe gjyshërit do të thotë më shumë jetë për ta!”
January 08
22:39 2017

Nëse keni menduar të ftoni gjyshërit për një darkë apo drekë, duhet ta bëni tani.

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të San Francisco-s në California, SHBA, ka treguar se vetmia është një nga shkaktaret kryesore të vdekjes tek të moshuarit. Studimi u krye mbi 1,600 të rritur, në një moshë mesatarisht 71 vjeç, me statuse ekonomikë, socialë dhe politikë të ndryshme nga njëri tjetri. Në përfundim, shkencëtarët dolën në përfundimin se 23% e pjesëmarrësve që ishin të vetmuar, vdiqën rreth 6 vjet pas studimit, krahasuar me ata që kishin një rreth shoqëror e familjar të gjerë, ku vetëm 14% e të cilëve ndërruan jetë pas studimit.

“Ata janë shumë më tolerantë ndaj problemeve, gabimeve apo veseve të miqve të tyre sesa të rinjtë”, – është shprehur Rosemary Blieszner, profesoreshë e këtij universiteti. “Prandaj kushtojini më shumë kohë atyre, se përveçse fitoni shumë eksperiencë, u jepni atyre akoma dhe më shumë jetë!”.

Padyshim që gjyshërit dhe prindërit janë personat më të rëndësishëm të jetës sonë, prandaj koha që kalojmë me ta duhet të jetë e madhe…fundja, u detyrohemi. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje