Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turni i dytë dhe i tretë në punë, të dëmshëm për shëndetin tuaj

Turni i dytë dhe i tretë në punë, të dëmshëm për shëndetin tuaj
July 07
11:52 2016

Më shumë se kurrë më parë, kompanitë kanë adoptuar  një sistem orari  duke u përpjekur dëshpërimisht për të qëndruar në dispozicion gjatë gjithë kohës.  Por duke punuar me turne ndonjëherë shihet si vulgaritet, sipas shkencës. E pra, këto mendime nuk qarkullojnë vetëm në mendjen tuaj.

Melatonina dhe ritmi kardiak

Trupi juaj funksionon gjithashtu në bazë të një “ore”, rrahjeve të zemrës apo ritmi kardiak dhe dikton se kur duhet të jeni zgjuar dhe kur duhet të flini. Kjo lidhet ngushtë me hormonet. Më konkretisht, trupi juaj prodhon melatoninë për t’ju vënë në gjumë dhe adrenalinë për t’ju bërë më vigjilentë dhe të shkathët. Ajo që duhet të dini është se këto procese brenda trupit varen nga orari i ditës. Në rastet kur punoni në turnin e dytë apo të tretë ekspozimi ndaj dritës është i ndryshëm nga ai i turnit normal. Pra ka një moment të ditës kur trupi prodhon më pak melatoninë dhe rrahjet e zemrës suaj janë më të shpeshta  dhe një tjetër moment  kur ndodh e anasjella.

Efektet e ndryshimit të rrahjeve të zemrës

Përveç rregullimit të gjumit, ritmi kardiak  lidhet edhe me procese të tjera të trupit.  Pasojat e një ritmi kardiak të ndryshueshëm apo jo normal janë të rënda. Duke punuar në turnin e dytë apo të tretë mund të jetë e dëmshme për aftësinë tuaj të të qenit i gatshëm dhe social. Mungesa e prodhimit të melatoninës  bën që trupi juaj të prodhojë kortizol ose hormonin e stresit.

Të çlirohesh nga turni i dytë dhe i tretë

Ju keni disa opsione për të qëndruar të shëndetshëm dhe të zvogëloni pasojat negative të një orari jo të rregullt. Kërkojini shefit nëse mund të mos keni luhatje në orarin  e punës. Flini përpara se të shkoni në punë në mënyrë që mos të ndiheni të fjetur në orarin e punës.

Shperndaje