Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turisti arab me super makina në Londër

March 29
11:31 2016

 

Mercedes G63

Mercedes G63
Picture 1 of 8

 

Për shumë njerëz, një udhëtim jashtë vendit mund të nënkuptojë të marrësh një makinë të vogël me qira sipas kushteve që mund të përballojnë. Por për një njeri që do të ruajë reputacionin e tij, një festë në Londër është veçse një mundësi tjetër për të shfaqur makinat e tij. Turisti, i cili mendohet të jetë nga Arabia Saudite, mbërriti në Londër gjatë fundjavës me një flotë makinash prej ari me vlerë më shumë se 1 milion £.

Mercedes G63, Bentley Flying Spur, Rolls-Royce dhe një Lamborghini Aventador SV  janë marramendëse si emri që mbajnë.

Ato u parkuan në anë të rrugës, në Kensington, para se të drejtoheshin drejt njësisë bashkiake. Fotografitë sinjalizojnë fillimin e sezonit të makinave superluksoze të qytetit, ku arabët e pasur  u arratisen temperaturave të larta të Lindjes së Mesme dhe dalin në kryeqytetin britanik me makinat e tyre për t’u dukur. Kjo sigurisht e mund një makinë me qira. Flota e automjeteve të tij përfshin një Mercedes G63 me vlerë  370,000 £ dhe një Bentley, të dyja të mbuluara në ar. Një Rolls-Royce dhe një Lamborghini Aventador Sv gjithashtu janë transportuar në Londër.

Ardhja e supermakinave është bërë një ngjarje e rregullt në vitet e fundit. Imagjinoni se çfarë vlere duhet të paguajnë për të bërë transportin nga një vend në tjetrin për rreth 3000 milje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje