Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Truku më i ri i bukurisë mes të çuditshmes dhe çmendurisë: Qukat tatuazh në mollëza!

Truku më i ri i bukurisë mes të çuditshmes dhe çmendurisë: Qukat tatuazh në mollëza!
February 20
21:58 2018

Gjatë gjithë kohës, me gjithçka që avancon shpejt, jemi në pritje të vazhdueshme të trendeve të reja, sidomos kur vjen fjala tek truket e bukurisë. Fundja, kush nuk do të donte që të ngjante më bukur duke përqafuar një trend të ri?

Kjo është e vërtetë ama truku i ri mbas të cilit të gjithë po çmenden tingëllon, ashtu sikurse ngjan paksa çudtishëm. Bëhet fjalë për qukat tatuazh mbi mollëza.

Dikur personat që kishin quka (natyrale) bënin çmos t’i largonin sepse kishte raste ku shpesh bullizoheshin duke u qaujtur “quksa” me konotacion negativ. Ndërkohë sot gjithçka ka ndryshuar, njerzit po kërkojnë të vendosin quka te tatuazhuara në mënyrë që të duken “cool”.

Sipas ekspertëve të tatuazheve, procedura është e vështirë dhe ka dhembje pasi mollëzat janë pjesë delikate për tu tatuazhuar, megjithatë duket se njerzit po e marrin përsipër mjaft që t’i bashkohen këtij trendi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje