Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trendi i ri i bukurisë: qime extension në hundë!

Trendi i ri i bukurisë: qime extension në hundë!
May 10
19:29 2019

Qerpikë të zgjatur, flokë extension… Këto janë në të shkuarën, sepse ju prezantojmë trendin e ri: qime extension në hundë!

Po, po e dëgjuat saktë. Dhe duken kështu:

Sipas The Sun, ishte @gret_chen_chen në Instagram që e ka provuar e para në 2017, kur postoi një foto të saj me qerpikë fals të vendosur në hundë. Edhe pse nuk u përqafua menjëherë si risi, tashmë dy vjet më vonë, të gjithë po e adhurojnë.

Ka një hashtag të tijin #nosehairextensions i cili ka më shumë se 400 postime. Edhe pse është e gjitha për argëtim dhe për ndjekës në rrjete sociale, videot udhëzuese si ta bëjnë kanë arritur mijëra klikime.

Sipas Cleveland Clinic, qimet natyrale në hundë kanë një qëllim: të kapim papastërtitë dhe lëndët e dëmshme që mos të futen në organizëm. Pra ky trend i shërben jo vetëm “të bukurës” (nuk jemi të sigurt nëse është ekzakt ajo që nënkuptojmë me bukurinë), por edhe shëndetit.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje