Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trendi i fundit në rrjetet sociale “Iphone 6 ndryshon madhësinë e gjunjëve tuaj.”

April 06
16:16 2016

Iphone 6 ka hapur një sfidë virale, në Kinë ku femrat mbulojnë gjunjtë e tyre për të provuar se këmbët e tyre janë më të holla. Kjo është prirja më qesharake e momentit. Këmbët janë një tjetër trend i turpshëm që duhet të ndalohet.

Ky trend i pakuptimtë është një sfidë në rrjetet sociale, e ngjashme me sfidat e fundit #UnderBoobChallenge dhe #BellyButtonChallenge. Është një turp që femrat janë duke u inkurajuar nga kjo sfidë e cila nuk tregon asgjë për trupat e tyre.  Gjunjtë janë kocka dhe kërc, ato nuk tregojnë asgjë për peshën e trupit. Të vendosësh Iphone para gjunjëve nuk ndryshon asgjë.  Mund të jesh një person i dobët por  mund të kesh gjunj  më të mëdhenj se një Iphone 6.

Etiketimet
Shperndaje