Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trendi global përfshin edhe Shqipërinë, kemi më shumë akses në celular se në tualet

Trendi global përfshin edhe Shqipërinë, kemi më shumë akses në celular se në tualet
September 05
12:09 2019

Aksesi në higjienë, sidomos disponomi i një tualeti me ujë brenda banesës është një nga 30 objektivat e qëndrueshëm të zhvillimit global. Për shkak se tualeti me ujë brenda banesës është vlerësuar si një faktor themelor për higjienën brenda familjes dhe më këtë rast parandalimin e sëmundjeve dhe epidemive që vijnë nga mungesa e saj.

Por në dekadën e fundit duket se teknologjia celulare edhe pse jo kaq jetike ka përparuar aq shumë sa përdorimi i shërbimeve të telefonit i ka kaluar ka kaluar aksesin tualet. Ky trend ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Përqindja e njerëzve ne bote me abonime në celular është tani më e lartë se ata që përdorin shërbime sanitare. Në vitin 2000, vetëm 12% e popullsisë globale kishin abonime në telefona celular. Në vitin 2015, niveli i përdoruesve të telefonave ishte afër 97%.

Këto rritje në përdoruesit e telefonave celularë tejkalon numrin e njerëzve që përdorin të paktën shërbimet themelore të kanalizime dhe tualetet normale. Në vitin 2015, afro 70% e popullsisë globale përdorën të paktën shërbime themelore sanitare, kjo një normë që u rrit vetëm me 10 pikë përqindje në 15 vitet e fundit.

Në Shqipëri në vitin 2018 përdoruesit e shërbimeve celulare arritën në 4,143,603, çka do të thotë se 41 % e popullsisë ka më shumë se një kartë telefonike në pronësi. Në vitin 2003 numëroheshin vetëm 1,1 milionë përdorues. Ndërsa sipas matjeve të fundit të INSTAT në vitin 2011 rreth 78 % e shqiptarëve kishin akses në një tualet me ujë të rrjedhshëm brenda banesë. Nga viti 2003 deri në vitin 2018 numri i përdoruesve të telefonit është katërfishuar, teksa aksesi në tualet normal nuk ka ecur në të njëjtat ritme.

Qasja në shërbimet e kanalizimeve dhe të një tualeti normal është thelbësore për zvogëlimin e sëmundjes së diarresë dhe mund të zvogëlojë ndjeshëm ndikimet e pafavorshme shëndetësore që janë përgjegjëse për vdekjet dhe sëmundjet e miliona fëmijëve, siç shihet edhe Atlasin 2018 mbi Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm Global.

Zhvillimi i qëndrueshëm global e konsideron parësore qasjen në ujë të pijshëm, sidomos brenda banesave, çka do të sillte edhe përmirësime në lidhje me praninë e tualeteve, banjave dhe dusheve me ujë të rrjedhshëm. /Blitz.al/

Burimi: Monitor

Komento
Shperndaje