Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trend i momentit: seanca yoge nudo për një qëllim të madh!

Trend i momentit: seanca yoge nudo për një qëllim të madh!
May 30
23:25 2018

Yoga është alternativa më e mirë për të çliruar gjithë emocionet negative dhe për të qetësuar veten. Por si mendoni për yoga nudo?

Një profesioniste yoge australiane  i realizon seancat e yogës me gra tërësisht të zhveshura për t’i ndihmuar ato  që të mësojnë të duan trupin e  tyre.

29-vjeçarja Jessica O’Brien e quan veten ‘Nude Blogger’, dhe mendon se pikërisht seancat e saj ‘Fempowerment’ të cilat janë të hapura vetëm për gratë i ndihmojnë ato të ndihen sa më të lirshme.

Seanca e parë është zhvilluar në Brisbane fundjavën e kaluar dhe është konsideruar një risi. Zakonisht zhvillohen në një mjedis intim të veçuar rrethuar me qirinj aromatik në mënyrë që gratë të dihen sa më komode. Një seancë zgjat rreth 1 orë dhe ka të përfshira në të etapa që i ndihmojnë gratë me qetësinë e mendjes, ushtrime për frymëmarrjen dhe rehatinë e gjithë muskujve të trupit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje