Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tre zakonet që dëmtojnë metabolizmin e njeriut

Tre zakonet që dëmtojnë metabolizmin e njeriut
October 24
12:03 2016

Edhe nëse mendoni se po ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, duke e filluar ditën me një “smoothie” ndoshta mund të jeni duke ngadalësuar funksionimin e metabolizmit tuaj pa e kuptuar.

Në fakt, problemet e metabolizmit lidhen me sëmundje të ndryshme, si diabeti, inflamacioni kronik, sëmundjet e zemrës, çrregullime autoimune e deri te sëmundja e Alzhaimerit.

Mos u frikësoni pasi metabolizmi është diçka që mund ta kontrolloni  me anë të dietave dhe zakoneve apo mënyrës së jetesës. Në vijim do të gjeni tre raste që çojnë në dëmtimin e metabolizmit të njeriut dhe se çfarë duhet të bëni për këtë.

1-Konsumimi i ushqimeve të përpunuara

0

Ushqimet e përpunuara kanë në përmbajtje insulinë në nivele të larta, një hormon që ndihmon metabolizmin. Pasi konsumoni një ushqim të përpunuar, ndoshta me përmbajtje të madhe të sheqerit, niveli i sheqerit në gjak rritet e më vonë ulet. Një nivel i tillë në kohë të ndryshme e dëmton metabolizmin nëse ndodh shpesh. Kur niveli i insulinës rritet e sinjalizon trupin për të ruajtur më shumë yndyrë. Nivelet e larta të insulinës mbajnë yndyrën të magazinuar, gjë që e bën të vështirë djegien e tyre.

2-Konsumimi i pamjaftueshëm i yndyrave

2

 

Një nga zakonet e njerëzve është tendenca për të reduktuar sa më shumë yndyrën në ushqime. Sipas dietologëve, ato duhet të jenë të pranishme 50% në dietën tuaj, ndërsa gjysma tjetër duhet t’u mbetet proteinave dhe karbohidrateve.

3- Të konsumosh vetëm kur të ndjesh uri

3

Ajo çfarë konsumoni nuk është e vetmja gjë që ndikon metabolizmin tuaj. Koha se kur konsumoni është gjithashtu e rëndësishme. Uria është një  shenjë se trupi juaj ka nevojë për kalori. Asnjëherë nuk duhet ta lini veten deri në momentin që ndjeni uri pasi në këto raste vihet re një rritje e niveleve të insulinës duke e bërë trupin t’i djegë kaloritë më ngadalë. Zgjidhja është të hani para se të ndiheni të uritur pasi uria etëm krijon një betejë mes mendjes dhe metabolizmit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje