Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trajtimet më të mira që mund t’u bëni flokëve në kushte shtëpie

Trajtimet më të mira që mund t’u bëni flokëve në kushte shtëpie
September 06
18:10 2016

Shumë njerëz përdorin produkte të ndryshme për të pasur flokë të bukur.  Madje disa prej tyre i lyejnë flokët në ngjyra të ndryshme dhe në moment nuk e kuptojnë se janë duke i shkatërruar ato prej kimikateve që përdorin. Doni të dini më shumë për detoksikimin e flokëve? Tani mund ta bëni edhe në kushte shtëpie. Detoksikimi është një proces shumë i rëndësishëm dhe duhet të dini disa mënyra të shëndetshme për të mos shkatërruar flokët tuaj. Më poshtë do të gjeni disa mënyra për të detoksikuar flokët në kushte shtëpie.

  1. Kastravec dhe limon

Limoni dhe kastraveci janë një kombinim i mirë. Përmbajtja e acidit citrik te limoni ndihmon për të pastruar lëkurën, kurse kastraveci jep një efekt qetësues duke neutralizuar reagimet. Copa të vogla limoni dhe kastraveci përziejini me një vaj esencial dhe përdorini si një shampo.

2. Shampo natyrale pH

Kjo shampo është efektive për flokët. Për ta përgatitur përzieni qumësht kokosi, xhel Aloe Vera dhe vaj esencial. Hidheni përzierjen në kuba akulli, futeni në frigorifer dhe më pas përdoreni si shampo.

3. Maskë me Aloe dhe Clay

Kjo maskë thith toksinat dhe papastërtitë në mënyrë efektive.

Përzieni baltë bentonite me Aloe Vera dhe uthull molle. Aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

4. Shampo me qumësht kokosi

Përdorni qumësht kokosi sepse ju ndihmon për rritjen e flokëve. Për ta përgatitur, përzieni qumësht kokosi, vaj kokosi, 2 lugë bajame dhe përdoreni si shampo.

5. Shampo me kripë

Kjo shampo ju ndihmon të keni flokë me më shumë volum. Për ta përgatitur atë bluani kripën dhe përziejeni me vaj kokosi.

6. Shampo me sodë buke

Soda është një produkt i shkëlqyer për detoksikim. Përzieni sodë buke me ujë të ngrohtë  dhe aplikojeni në flokët tuaja. Pas kësaj përgatisni një balsam me një vezë, uthull molle, lëng limoni, vaj avokado, vaj bajame dhe vaj esencial.

7. Maskë me baltë

Balta është një agjent efektiv detoksikimi. Për të përgatitur baltën natyrale përdorni  uthull molle, çaj bimor dhe vaj esencial. Aplikojeni për 15-20 minuta dhe më pas lani flokët me ujë të ftohtë.

8. Shampo me limon

Limoni heq papastërtitë nga koka. Përzieni  pak lëng limoni me ujë dhe vaj esencial. Masazhoni kokën për 2 minuta dhe shpëlajini flokët me ujë të ftohtë. Aplikojeni një herë në javë.

9. Masazhoni flokët

Një mënyrë mjaft efektive për detoksikim. Masazhi heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndihmon në rritjen e flokut./Blitz.al/

 

Shperndaje