Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trajtim për flokët me vaj kokosi

Trajtim për flokët me vaj kokosi
September 14
13:19 2016

Provoni të përdorni yndyra të shëndetshme për të bërë trajtimet e bukurisë. Vaji i kokosit është një produkt shumë i mirë për trajtimin e flokëve. Ai i mban flokët të butë dhe të shëndetshëm.

Përbërësit:

  • 2 lugë vaj kokosi
  • 2 lugë mjaltë të papërpunuar
  • 1 të verdhë veze

Përgatitja

Në qoftë se vaji i kokosit është i ngurtë, ngroheni atë derisa të shkrihet.

Hiqeni nga zjarri dhe përziejeni me mjaltin, më pas hidhni të verdhën e vezës dhe përziejini së bashku deri sa të bëhet një masë.

Aplikimi

Aplikojeni në flokë të thatë dhe bëjini masazh kokës. Mund t’i mbuloni flokët tuaj me një peshqir dhe ta mbani maskën gjatë gjithë natës. Në mëngjes shpëlajini flokët, do të ishte mirë që mos përdornit shampo. Në qoftë se flokët tuaj kanë shumë vaj mund të përdorni një shampo. Më pas thajini si zakonisht./Blitz.al/

Komento
Shperndaje