Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Top 5 reperët më të mirë shqiptarë të momentit

Top 5 reperët më të mirë shqiptarë të momentit
October 11
19:16 2018

Kjo do jetë një rubrikë e përmuajshme ku në bazë të projekteve të fundit, muzikës dhe sidomos rrjeshtave në këngë, do vlerësojmë 5 reperat më të mirë të momentit. Kjo nuk do të thotë që ata pjesë e listës janë më të mirë se të tjerët, thjesht për momentin janë më mirë në krijmtari ose kanë lançuar projekte më të mira. Edhe pse renditja ka dhe pak shije personale të futura brenda në tërësi qëndron objektive dhe e pa manipuluar. Gjithashtu nëse mendoni se më ka shpëtuar ndonjë gjë ose në gjykimin tuaj vlerësimi im duhet të ndryshojë jemi kuriozë të dëgjojmë feedback-un tuaj, fundja edhe numri i fansave është një faktor përcaktues në suksesin e një reperi. Ah po, viewsat në youtube nuk janë një kriter i kësaj liste, megjithëse mund të përmenden aty ku këtu, ju ja keni dhënë kështu që mbeten fakte. Pa humbur kohë fillojmë me vendin e 5-të dhe ai është:

5.Mozzik

Do preferoja që Mozzikun në këtë listë ta fusja së bashku me vëllain e etij Getinjo por për momentin mbetet vetëm. Kjo për faktin e thjeshtë se Mozzik ka qenë më aktiv kohët e fundit por gjithsesi kjo mund të ndryshojë sepse dy antarët e “2euro gang” më vonë këtë muaj do publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri bashkë “Para Siempre” dhe gjëra të mëdha priten. Arsyeja pse Mozzik ndohet në këtë listë është sepse për mua vazhdon i njejti reper origjinal i cili në tekstet e tij ka guxim të thotë fjalë që jo të gjithë i shohin si të përshtatshme për këngë. Gjithashtu ndikim ka dhe mosha e tij e re, shumica e reperëve të tjerë në moshën e tij ishin në fillime ndërsa ai është goxha i konsoliduar. Bashkëpunimi me producentë të huaj i ka bërë shumë mirë artistit duke i dhënë një frymë më moderne dhe të përshtatshme për mënyrën e tij të të performuarit. Kënga e tij e kohëve të fundit që më pëlqen më shumë është ajo në bashkëpunim me Loredannën, “repi i dashurisë” :

4.Don Phenom

Direkt nga Bronxi i New York, reperi jo dhe aq i ri por që zuri një vend të rëndësishëm në estradën shqiptare të muzikës vetëm në pak muaj, Don Phenom gjendet në vendin e katërt. Për dy arsye të thjeshta, flow i tij, pra mënyra si bën rep, është tregues kryesor që është rritur në New York dhe kjo e bën të dallueshëm nga çdo artist tjetër të hip hopit këtu tek ne. Gjithashtu për shkak të suksesit të verës me “Columbiana”, këngë që u bë çelësi i suksesit për Taynën por pa “don phezzyn” nuk do ishte e njejta. Ai u bë i njohur për fansat, sidomos të labelit TBA, për diss-et apo rrjeshtat e fortë por Phenom na ka treguar kohët e fundit që di të përshtatet në çdo lloj muzike dhe krijimi. Një ndikim të vogël ka dhe fakti që është nga Shkodra dhe thyen disi hegjemoninë e reperave shqiptarë të Kosovës, jo se nuk i duam pasi fundja klasifikimi është i mbushur me ata, por ndryshimi është gjithnjë i mirëpritur. Vend i 4 solid, projektet e reja priten me interes. Kënga ime e preferuar:

3.Lumi B

Mos ju vijë si çudi pasi po ta vrisni pak mëndjen Lumi ka qenë gjithnjë aty, edhe si pjesë e grupit Kaos edhe pjesë e bashkëpunimeve të rëndësishme. Zakonisht  projektet solo ai i ka pasur interesante por jo për të shpalosur gjithë talentin e tij apo aftësinë për rep, megjithate gjithmonë janë kthyer në hite. Arsyeja pse ndodhet në podiumin e listës është për shkak të dy projekteve të fundit.  Bashkëpunimi me Dafinën “Kalon”, një hit i padiskutueshëm veror dhe mbi të gjitha “Pse m’le” një këngë dashurie që po dëgjohet dhe pëlqehet masivisht. Ndoshta sepse pikërisht kënga e fundit po na jep “pushimin” e nevojshëm që na duhej nga lekët, droga, ku*vat, makinat por sigurisht ndikim ka dhe aftësia apo rimat e Lumit. Tani për të festuar faktin që je pjesë e kësaj liste bëhu bashkë me Vig Popën dhe na jepni një hit të Kaos si dikur që ta kërcejmë të gjithë, ose një nga ato që ta bashkojnë zemrën e thyer në mijëra copa pas një ndarje. Kënga ime e preferuar e Lumit, padyshim:

2.Noizy

Sigurisht që Noizy. Në fakt Noizy nuk mund të mungojë pavarësisht sa në formë është apo sa cilësore janë projektet e fundit. Kjo sepse ai e kompenson me emrat që zgjedh për bashkëpunime apo aftësinë për të kthyer një projekt normal në një sukses të vërtetë. Vendin e parë nuk ja jap dot për shkak të dy arsyeve. Kënga e fundit “Meksikana”, mund ta kuptoni vetë pse i heq pikë dhe fakti që unë preferoj më shumë Noizyn e vjetër, të albumit “Pak më ndryshe” ose atë që herë pas here bënte dhe këngë me ndjenja. Gjithsesi është në vend të dytë për shkak të bashkëpunimit me Ghalin e cila si nga ana muzikore ashtu dhe nga ana vizive është një super realizim dhe për hitin veror me Ralf Camorrën. Madje po ta vini re, flitet shumë për reperat që duan të hyjne në tregun ndërkombëtar, epo duke gjykuar nga këto bashkëpunime Noizy ka hyrë aty dhe mesa duket do të vazhdojë. Do prefereoja që herë pas here të bënte më shumë këngë si “Peace & Love”. Kënga ime e preferuar e kohëve të fundit:

1.Gjiko

Nuk e mban vendin e parë as pse sa faqe showbizi pushtoi me dasmën e tij, as sa viral u bë me “Gjiko Challenge”. Ende nuk e ka aftësinë që të bëjë hite absolute, edhe pse “Si Bugatti” apo “Papuqe Guçi” që në thelb janë krijmtari komerçiali pa qëllime artistike ja kanë dalë të dëgjohen pafund, gjithashtu dhe bashkëpunime të tjera. Por gjithsesi fitues i kësaj liste del për shkak të punimit të një prej mixtape-ve më të mira të punuara ndonjëherë tek ne. “Energjiko” pothuajse të gjitha këngët i kishte fantastike, madje fansat e repit e kanë të gjithë në playlistat e telefonave apo makinave të tyre. Këngë për faktin që ja ka dalë në jetë, këngë me mesazhe pozitve dhe negative, këngë dashurie, për shoqërinë, mixtape i kishte të gjitha dhe reperat shqiptarë duhet të punojnë më shumë që të bëjnë të njejtën gjë. Zgjedhjet e beat-eve ishin super, për këtë Gjiko duhet të falenderojë producentin e tij Bing Bang, ndërkohë që rrjeshtat dhe vargjet e repit ishin të punuara me kujdes dhe nxirrnin në pah gjithë talentin e Gjikos. Ndoshta ky projekt i tij nuk mori vëmendjen e duhur kur u publikua por ja që tani unë po vlerësoj dhe për këtë fakt qëndron i pari. Megjithatë nëse vazhdon me këngë “Si Bugatti” patjetër do jetë i suksesshën në youtube dhe në koncerte por s’do e ketë punën mirë me fansat e vërtetë të tij. Gjiko i bashkëpunimeve të para me Dafinën u kthye totalisht për “Energjikon” dhe pas muajit të mjaltit presim ta mbajë këtë ritëm. Kënga ime e preferuar nga ai:

 

P.S Dua t’ju them se lista me 5 vende të lë pak mundësi dhe kriteret kanë nxjerrë klasifikimin e mësipërm. Siç thashë dhe më parë, muaji pas muaji do të ndryshojë dhe dua të sqaroj se Mc Kresha dhe Lyrical Son janë reperat e mi të preferuar të industrisë(“Boulevard” është kënga ime e preferuar hip hop e momentit por nuk është mjaftueshëm)  , madje dhe për Ledri Vulën mendoj se ka flown më të mirë nga të gjithë dhe krijmtarinë më interesante por aktiviteti i kohëve të fundit nuk ka qenë i duhuri, megjithatë mezi pres të shoh çdo bëjnë në të ardhmen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje