Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thyhet miti i mamasë perfekte! Ky shkrim duhet lexuar…

Thyhet miti i mamasë perfekte! Ky shkrim duhet lexuar…
November 30
12:48 2016

Një grua shumë e këndshme, pasi më pa një ditë teksa merresha me fëmijët e mi, më tha: “Ti ke katër fëmijë dhe duket sikur i ke vënë gjërat në vijë mjaft mirë”. Dhe u largua duke buzëqeshur.

Pak pasi u largua ajo u fokusova edhe një herë te shprehja “duket sikur…”, çka automatikisht më bëri të mendoja se unë dukesha sikur i kisha gjërat në vijë, por edhe mund të mos i kisha në të vërtetë. Unë mendoj që ka dy kategori: së pari, ato që duket sikur i kanë gjërat në vijë dhe së dyti, ato që i kanë gjërat në terezi  pasi lodhen dhe luftojnë shumë. Pasi linda fëmijën e katërt, e kategorizoj veten më tepër te grupi i dytë, ndaj dhe qesh më shpesh.

Në fakt janë për t’u kundërshtuar të gjithë librat, filmat dhe çdo trajtim tjetër në media që na krijojnë idenë se prindërimi perfekt ekziston. E keni pyetur ndonjëherë veten se pse ata ekspertët e prindërimit që dalin në televizor dhe japin shumë këshilla kanë vetëm një fëmijë? Dhe jo, presioni që ndjen ky ekspert ndaj prindërimit vetëm me një fëmijë nuk mund të jetë asnjëherë i vërtetë!

Ja t’ju rrëfej  me sinqeritet. Unë kam katër fëmijë, çka do të thotë që edhe flokët po më bien. Njerëzit më thonë shpesh se dukem mjaft e qetë. Unë nuk jam aspak e qetë, jam shumë e lodhur. Ato reklamat me femra shumë të qeta më bëjnë të sëmurem ndërkohë që i kam zili mamatë që gatuajnë mirë dhe bukur. Më ndodh të mos kem nerva të ndihmoj në detyrat e shtëpisë dhe gjithashtu harroj t’i çoj fëmijët nëpër kurse. Po, fëmijëve u jap edhe patatina, sepse kështu mbyllin gojën. Unë jam e shpejtë dhe jo perfekte dhe kjo krijon rrëmujë në jetën time.

Gjithashtu e kam lënë karrierën, sepse nuk mundesha ta ndiqja ashtu siç doja. Por po ju tregoj se pse nuk kam pse të mbaj sekrete. Nuk jam e sigurt nëse dua të dukem sikur i kam gjërat në vijë. Do të më pëlqente të rebelohesha ndaj kësaj. Nuk do shumë mend që jam nën presion për të qenë perfekte dhe kur ka femra të cilat gati qajnë dhe harrojnë të ndërrojnë pizhamet kur shkojnë për të marrë fëmijët nga shkolla nuk i akuzoj.

Por ju premtoj se edhe femrat më të bukura, më të arrira, të paktën një herë kanë veshur një pallto sipër pizhameve dhe kanë dalë për të marrë fëmijët. Unë do të vija bast për këtë.

Ju do ta kuptoni nëse keni qenë apo një prind perfekt kur të shikoni nëse do të keni apo jo një fëmijë perfekt në të ardhmen. Unë heq dorë nga kriticizmi dhe pyetjet që i bëj vetes, sepse koha do të tregojë gjithçka. Tregohuni të sinqerta me veten dhe mos bëni më shumë nga sa mund të arrini. Jemi të gjitha njëlloj pas maskave që vëmë për t’u dukur perfekte. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje