Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thënie, mesazhe dhe vendime për ditën e Fiter Bajramit

Thënie, mesazhe  dhe vendime për ditën e Fiter Bajramit
July 05
19:53 2016

Hëna e re lajmëron fundin e Ramazanit dhe festën e Fiter Bajramit. Nuk ka dyshim që Fiter Bajrami është një festë e madhe, që festohet nga shumë besimtarë, në të gjithë botën. Urimi tradicional është “Gëzuar Fiter Bajramin”, por më poshtë do të gjeni disa thënie, mënyra të veçanta për të uruar të afërmit tuaj në këtë ditë dhe vendime që duhet të merrni.

Thënie nga Kurani

  1. Ju që besuat. Bëni paqe! Mos ndiqni gjurmët e djallit sepse ai është armiku juaj.
  2. Të marrësh një jetë të pafajshme është sikur i ke marrë jetën gjithë njerëzimit; të shpëtosh një jetë është sikur ke shpëtuar gjithë njerëzimin.
  3. Besoj në Allah, zoti im dhe zoti juaj! Ai nuk është një krijesë lëvizëse, por ka sundim të madh. Zoti im është në rrugën e drejtë.
  4. Ai është Zoti, krijuesi, nismëtari. Ati i madhërishëm është në qiell dhe në tokë. Ai është i plotfuqishmi, më i mençuri.
  5. Kushdo që dëshiron të takojë Zotin e tij duhet të bëjë vepra të mira.

Mesazhe për t’u dërguar të afërmve tuaj

  1. Ju dërgoj urimet e mia për Bajram dhe dëshiroj që Allahu t’ju sjellë gëzim dhe lumturi në rrugën tuaj. Më kujtoni në lutjet tuaja.
  2. Në çdo buzëqeshje dhe në çdo lutje të heshtur, Allahu ju bekoftë pafundësisht. Gëzuar Fiter Bajramin!
  3. Allahu ju sjelltë gëzime, lumturi, paqe në këtë rast të bekuar! Ju uroj ju dhe familjen tuaj, gëzuar Bajramin!
  4. Allahu sjelltë lumturi në jetën tuaj, dashuri në zemrën tuaj, mençuri në mendjen tuaj! Ju uroj Bajram të gëzuar!
  5. Magjia e këtij Bajrami sjelltë shumë lumturi në jetën tuaj dhe festofshi të gëzuar me miqtë tuaj! Gëzuar Fiter Bajramin!

Vendimet që duhet të merrni këtë Bajram

  1. Bëni premtimin e vetëpërmbajtjes.
  2. Ndihmoni një fëmijë.
  3. Përpiquni të jeni më shumë tolerant.
  4. Mos pini duhan.
  5. Provoni të hani më pak mish.
Komento
Etiketimet
Shperndaje