Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tetë këshillat për një grim perfekt, që do tu “shpëtojnë” jetën!

Tetë këshillat për një grim perfekt, që do tu “shpëtojnë” jetën!
January 11
19:15 2019

Të gjitha vajzat janë të fiksuara pas grimit dhe kërkojnë të jenë të kuruara deri në detaj. Por për të arritur këtë, vajzat duhet të kenë produktet e duhura si dhe të dinë disa truke. Shpeshherë ato zgjedhin modele grimi nga personazhet e famshëm, por kuptojnë se prap grimi nuk del njëlloj dhe kjo e ka një arsye.

Kështu që ne mund tu ndihmojmë për një grim perfekt, mjafton të ndiqni këto:

Pasi aplikoni kremin ose maskën në fytyrë, vendosni letër alumini për të rritur efektivitetin e tyre. Gjithashtu letra e aluminit mund të vendoset në fytyrë edhe për të hequr enjtjen nga sytë në mëngjes.

Jepuni qerpikëve tuaj shkëlqim, duke i lyer paraprakisht me një zbutës buzësh.

Vendosni blush-in, sipas formës të fytyrës suaj.

Përdorni korrektor, për të minimizuar rrathët tek sytë. Duhet ta vendosni atë në mënyrë trekëndëshe dhe ta përhapni mirë.

Për të bërë penelin mirë, përdorni një lugë.

Bashkoni korrektorin me një pluhur sysh ngjyrë gold dhe vendoseni në pjesën e brendshme të syve për ti dhënë më shumë shkëlqim.

Për të mos dalë jashtë kontureve kur vendosni buzëkuqin, bëni paraprakisht një kryq tek buza e sipërme.

Që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë lyeni buzët me pudër dhe pasi të vendosni buzëkuqin, vendosni një letër të lagur.

 

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje