Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terapia mbresëlënëse, babë e bir këndojnë bashkë për të luftuar Alzhaimerin

Terapia mbresëlënëse, babë e bir këndojnë bashkë për të luftuar Alzhaimerin
August 29
14:04 2016

Një djalë ka gjetur një mënyrë mbresëlënëse për të qenë pranë të atit, i cili vuan nga sëmundja Alzhaimer.

Për fat të keq, mjekësia ende nuk ka një kurë që mund të trajtojë sëmundje të tilla. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga Alzhaimeri. 80-vjeçari Ted McDermott nga Britania e Madhe lufton prej kohësh me këtë sëmundje. Ai shpesh nuk i njeh të afërmit. Në ndihmë të tij, për t’i rikthyer në një farë mënyre kujtesën, qoftë edhe pak, i biri, Mac, ka gjetur një terapi të thjeshtë por efektive.

Ted ka qenë një këngëtar profesionist në rininë e tij dhe ka udhëtuar në të gjithë vendin duke interpretuar në klube të ndryshme. Pas martesës, Ted filloi punë në një fabrikë por nuk hoqi dorë nga muzika dhe vazhdonte performancat në kohën e lirë. Sëmundja nuk ia mori aftësinë për të kënduar dhe pikërisht këtë shfrytëzoi Mac si një terapi për të ndihmuar babain e tij. Është e thjeshtë: të dy, babë e bir, këndojnë këngë të ndryshme që dëgjojnë në radio në makinë apo edhe në shtëpi. Të kënduarit e bën Ted-in të ndihet më mirë dhe ka një efekt pozitiv në kujtesë. Mac McDermott ka vendosur të ndihmojë jo vetëm babanë e tij, por edhe njerëz të tjerë me probleme të ngjashme dhe për të tërhequr vëmendjen e për të sensibilizuar njëkohësisht njerëzit, ai ka ndarë në Youtube disa video ku të dy bashkë me Tedin performojnë këngë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje