Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terapia e parë e suksesshme kundër plakjes

Terapia e parë e suksesshme kundër plakjes
April 25
12:43 2016

Në shtator të vitit 2015, 44-vjeçarja Elizabeth Parrish, CEO e kompanisë “Bioviva”, ndërmori dy nga terapitë eksperimentale të gjeneve duke i testuar fillimisht në trupin e saj. Njëra i referohej mbrojtjes ndaj humbjes së masës muskulore me kalimin e moshës dhe e dyta për të luftuar shuarjen e qelizave  staminale, përgjegjëse për sëmundje të ndryshme të moshës.

Trajtimi ishte menduar fillimisht për të demonstruar sigurinë e gjeneratës së fundit të terapive. Telomeret mbi të cilat bëhet trajtimi janë segmente të vogla të kodit gjenetik, që përfshijnë skajet e çdo kromozomi dhe veprojnë si një mbulesë mbrojtëse. Ato shkurtohen me çdo ndarje qelizore, duke mbrojtur kështu kromozomet, por duke shkaktuar keqfunksionim të qelizës.

Në një ekzaminim të bërë nga qelizat e bardha para se të bëhej terapia u zbulua se telomeret e zonjës Parrish ishin shumë të shkurtra për moshën e saj, duke e lënë kështu të pambrojtur nga sëmundjet e moshës dhe duke e plakur më shpejt. Në mars të këtij viti, pas terapisë nga “SpectraCell”, u zbulua se telomeret e Parrish-it ishin zgjatur, duke  nënkuptuar se leukocitet, qelizat e gjakut, janë bërë biologjikisht më të reja.

“Terapia që kam bërë ofron përfitime për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të plakjes , – ka thënë Parrish.

Gjaku i saj do të vijojë të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe mbetet të shihet nëse suksesi në leukocite mund të arrihet edhe në inde dhe organe të tjera e të përsëritet në pacientë të tjerë.

Tani për tani, përgjigjja e gjithçkaje qëndron në qelizat e Elizabeth, “pacienti zero” i terapisë rindërtuese  të gjeneve.

 

Shperndaje