Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Temperaturat e larta, çfarë duhet të kenë parasysh personat me luhatje tensioni dhe probleme kardiovaskulare

Temperaturat e larta, çfarë duhet të kenë parasysh personat me luhatje tensioni dhe probleme kardiovaskulare
June 29
20:05 2016

Ditët e nxehta sapo kanë filluar, ndaj duhet pasur një kujdes i veçantë.

Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet. Sipas meteorologëve pritet që ditët në vijim temperaturat të rriten. Temperaturat e larta vështirësojnë kushtet shëndetësore të personave që vuajnë nga zemra apo që kanë luhatje të tensionit. Rastet e luhatjes së tensionit në këtë stinë janë të shpeshta dhe shumica e pacientëve që i drejtohen spitalit vuajnë pikërisht nga këto luhatje. Enët e gjakut që furnizojnë trurin zgjerohen e për pasojë ulet tensioni. Lodhja dhe dobësia që pacienti përjeton në të tilla kushte e shtyn shpesh që të përdorë barnat, të cilat e ulin edhe më shumë tensionin duke shfaqur ndërlikimet në shëndetin mendor.

Kardiologët këshillojnë konsulta të vazhdueshme me mjekët në këtë stinë, pasi rritja e temperaturave duhet të shoqërohet me ndryshim të terapisë. Temperaturat e larta vështirësojnë kushtet shëndetësore të personave që vuajnë nga zemra gjithashtu. Pacientët kardiopatë duhet të mbajnë gjithmonë ujë me vete, që të bëjnë dehidrimin e trupit. Këshillohet të konsumohet dhallë me kripë për të rritur tensionin, sepse kripa ka një mekanizëm mbrojtës, duke përthithur ujin në tubulin e veshkës dhe rrit presionin arterial. Gjithashtu,  nuk duhet të dilni në orët e vapës, pas orës 11.00 deri në orën 17.00, kohë kur rrezet e diellit janë në pikun e tyre. Rekomandohet të mbani edhe kapele me vete në ngjyrë të bardhë ose të çelët, sepse mund të pësojnë edhe goditje nga dielli, që mund të ketë pasoja në tru. Alternativë e mirë mbrojtjeje është edhe çadra.

Shperndaje