Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Teknologjia ndihmon në zhvillimin e fëmijëve tuaj

Teknologjia ndihmon në zhvillimin e fëmijëve tuaj
October 23
15:04 2016

Që prej vitit 1999, shumë pediatër kanë ndaluar nënat që foshnjat e tyre të shohin televizor ose të qëndrojnë përpara kompjuterit nëse janë nën 2 vjeç.

Së fundmi, Akademia Amerikane e Pediatrisë ka hedhur poshtë këtë rregull dhe ka thënë se fëmijët duhet të qëndrojnë para ekranit, por në praninë e prindërve. Fëmijët 18 muajsh ose më të mëdhenj mund të shikojnë programe të cilësisë së lartë.

Një tjetër këshillë për fëmijët e moshës 2-5 vjeç është se ata nuk duhet të qëndrojnë para ekranit më shumë se një orë në ditë, madje edhe për moshat më të mëdha duhet të vendoset një kufi. Përveç kësaj, prindërit duhet të sigurohen që pajisjet teknologjike nuk ndikojnë në aktivitetet fizike apo te koha e gjumit.

Mjekët thonë se media është duke ndryshuar dhe teknologjia ndikon në zhvillimin e foshnjave. Një tabletë apo kompjuter mund të ndihmojë fëmijët tuaj të zgjerojnë fjalorin dhe të krijojnë ide të reja, por e rëndësishme është që prindërit të zgjedhin programe të përshtatshme./Blitz.al/

Komento
Shperndaje