Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të zbulosh vërtetë seksualitetin tënd: Ja pse zgjodha një martesë të hapur me disa partnerë!

Të zbulosh vërtetë seksualitetin tënd: Ja pse zgjodha një martesë të hapur me disa partnerë!
January 21
14:19 2018

Ishte një nga vendimet më të vështira që i kam treguar ndonjëherë burrit tim, Markut.

Tri vite më parë e ula diku dhe i thash: “Idea e të bërit seks vetëm me ty për 40 vite, më ka lodhur dhe nuk mund ta bëj më.”. Ka qënë fiks ky ai moment kur kuptova se kisha besuar gjithë kohës në diçka që unë vet nuk e ndjeja: ne monogami.

Ne kemi qënë bashkë për 12 vite dhe kemi dy fëmijë. Më pëlqen shumë të jem nënë, duke filluar që nga ndërrimi i pelenave e deri tek gatimi. Por sërish ndjeja se kisha nevojë për një jetë tjetër seksuale.

Reagimi i Markut ishte i pabesueshëm. Ai më mbështeti që ne të dy ta hapnim martesën tonë edhe tek partnerët e tjerë edhe pse kjo nuk ishte diçka që kjo dëshironte. Ja nisëm duke indedifikuar pikat e forta të marrëdhënies tone. Seksi është një detaj shumë i rëndësishëm në një lidhje, por jo i vetmi ndaj nuk donim që nky detaj të na shfuqizonte gjithçka tjetër, nëse juve ju tingëllon e vështirë, ju tregoj se ashtu ishte. Nuk mendoj se do ta kishim marrë këtë hap nëse nuk do ta kishim kaluar një pjesë të mirë të marteses sonë duke lexuar,folur dhe eksploruar bashkë.

Teksa lundroja në internet, në faqet e ndryshme që flasin për lidhjet dhe seksin e vertetova se lidhjet tradicionale vërtetë të marrin frymën. Ti takon dikë, ai është i mrekullueshëm dhe i rrallë për ty dhe thjeshtë në këtë moment ti kyçesh. Ti mbyll dyer e dritare dhe përpiqesh dëshpërimisht që brenda këtij izolimi të mbash veten dhe partnerin pa kuptuar se në një moment të merret fryma nga mungesa e oksigjenit. Pse mos të jetojmë në një botë ku ka gjithmonë një vend të hapur për lidhje të reja dhe frymëmarrje?

E di që shumica mendojnë se me këto mendime që kam, Marku duhet të më kishte nxjerrë jashtë nga shtëpia. Dhe kjo, sepse unë zdhodha të jetojë në poligami. Unë tani kam një partner prej dy vitesh i cili quhet Andrea. Ne funksionojmë si çift, por gjithashtu kryejmë marrëdhënie seksuale dhe me miq të tjerë. Ai është i vetmi partner që i kam prezantuar fëmijëve të mi. Unë e dua Andrean, por nuk dua që të martohem me të. Ne jemi të lirë të flirtojmë me të tjerë edhe pse ndonjëherë unë bëhem xheloze. Ndërkohë Marku dhe unë kuptuam se nuk mund të përputheshim më. Unë kisha ndryshuar shumë. Vazhdojmë të jetojmë në të njëjtën shtëpi dhe të jemi prindërit e fëmijëve tanë. Diskutojmë, këshillohemi me njëri-tjetrin dhe kjo gjë i ka ndihmuar dhe fëmijët. I kemi shpjeguar atyre se babai i tyre dëshiron të jetë gjithë jetën me një person, ndërkohë që mami ka dëshirë të jetë me disa persona që të jetë e lumtur.

Njerëzit mendojne se unë jam vazhdimisht duke bërë seks me njerëz të ndryshëm. Por nuk është kaq e thjeshtë, sepse unë dua partnerë për të cilët ndjej. Monogamia është si një garë ku ti duhet të kapësh dikë dhe ta bësh tëndin përpara se të ta marrë dikush tjetër, ndërkohë poligamia është komplet tjetër gjë. Mendoni pak sikur të kishit vetëm një mik në këtë jetë. A nuk do të ishte e çuditëshme? Përse mendoni se nuk funksionon njësoj edhe me lidhjet?

Unë dhe Andrea shikojmë drejtë të ardhmes, por nuk kemi pritshmëri të caktuara. Ne jemi pjesë e një komuniteti, zhvillimi i të cilës është shumë i rëndësishëm për ne. Le ta bej më të thjeshtë: nuk e shikoj veten vetëm me një person ulur në park kur të jem 80 vjeç. Do të doja të isha në park me një grup njerëzish, një komunitet. Ne njerëzit jemi shumë egoistë. Për gjithçka mendojmë në njëjës: një Zot, një partner. Por jeta është shumës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje