Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të ushtrohesh gjatë shtatzënisë? Ja çfarë sugjeron një nënë…

April 23
19:05 2016

Sophie Guidolin, e kthyer tashmë në një “guru” fitness-i, solli në jetë binjakët e saj në shtator të 2015-s. Ajo publikoi çdo etapë të shtatzënisë së saj në rrjetet sociale. Guidolin, tashmë nënë e katër fëmijëve, ka shpërndarë një foto në Instagram duke krahasuar shtatzëninë e saj të parë me atë të binjakëve, të dyja në muajin e fundit të shtatzënisë.

“Fotoja në të majtë është momenti kur në barkun tim ishte vetëm një fëmijë, ndërsa ajo në të djathtë jam unë shtatzënë me binjakët. Gjatë kësaj shtatzënie, njohuritë e mia rreth të ushqyerit ishin më të qarta, kështu që dija me çfarë të ushqeja veten dhe foshnjat e mia, në mënyrë që edhe pas shtatzënisë të ndihmoja veten dhe të rikuperoja më shpejt peshën e mëparshme”, – ka thënë Sophie.

Gjatë shtatzënisë së parë, Guidolin ishte anemike, kishte  këmbë të dobëta dhe shëndet të brishtë: “Unë nuk jam dakord me idenë se duhet të hash sa për dy vetë. Kjo është ajo çfarë kam bërë në dy shtatzënitë e para. Mendoj se duhet të bëni zgjedhje të zgjuara në ushqim dhe sasi”.

Të njëjtën gjë si Sophie kanë bërë edhe Sharny Kieser dhe Chontel Duncan në profilet e tyre në Instagram. Por ndryshe nga e para, Duncan ka krahasuar mikeshën e saj me veten, të dyja me një shëndet të mirë dhe në periudhë shtatzënie pothuajse të njëjtë. Ndryshimi i vetëm ishte se njëra prej tyre bënte ushtrime trupore gjatë shtatzënisë.  Shfletoni galerinë dhe shihni ndryshimet mes shtatzënisë kur ushtron aktivitet fizik dhe shtatzënisë normale, që shumë nëna e kalojnë por që më pas e kanë të vështirë rikuperimin e trupit të mëparshëm.

Etiketimet
Shperndaje