Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të qënurit trokë kur je në një marrdhënie është gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë

Të qënurit trokë kur je në një marrdhënie është gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë
August 27
16:49 2016

Një nga gjërat më irrituese kur je në moshën 20 apo edhe 30 vjeçare është të qenurit trokë e në të njëjtën kohë të pëlqesh dikë.

Paçka se në parim paraja apo të ardhurat personale nuk kanë lidhje të ngushtë me marrëdhënien tuaj në çift, e vërteta është krejtësisht e kundërt, duke marrë parasysh edhe kohërat ku jetojmë. Të ardhurat personale ndikojnë në një lidhje. Pse?

Së pari, ju do të përpiqeni t’i bëni përshtypje personit që pëlqeni, por kjo kërkon para sepse duhet të bini në sy nga veshja, stili apo nga ajo që konsumoni ose/dhe përdorni në përditshmëri (farat apo pantallonat poshtë belit kanë dalë jashtë mode tashmë…)

Të mos pasurit e një pune nënkupton që të ardhurat tuaja do të jenë të pakta  dhe si rrjedhojë, “performanca” juaj do të lërë për të dëshiruar.

Le të mos përmendim pastaj dhuratat, udhëtimet , fundjavat…

Sajae Elder, blogger-e dhe gazetare e Vice, shkruan në një artikull të publikuar së fundmi se të qënurit pa të ardhura, pra trokë, e njëkohësisht të pasurit e një pëlqimi apo një marrëdhënie është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë dikujt në adoleshencën e vonë.

Ajo shkruan se një situatë të tillë e ka përjetuar edhe vetë, paçka se është vajzë. “Ato që mund t’i quani ‘shoqet’ e mia nuk kanë nevojë të punojnë kur janë në një marrëdhënie sepse dihet që partneri do t’u sigurojë gjithçka pa kushte (le të themi pa kushte), por unë zgjodha të punoja vetë që të arrija të siguroja të ardhura të mjaftueshme edhe për t’i bërë atij përshtypje, edhe për të kënaqur veten”.

Elder tregon gjithashtu se teksa ishte pa punë, pra pa të ardhura personale, kishte vendosur të mos krijonte marrëdhënie me dikë sepse ishte e sigurt që nuk do t’ia dilte dot.

“Kur nuk kisha paratë e mia, apo paratë e xhepit siç i thotë mamaja ime, nuk e mendoja një marrëdhënie sepse nuk i përballoja dot shpenzimet e veshjeve për t’i bërë përshtypje atij apo faturat e lokaleve e club-eve. Le të mos mendojmë për udhëtimet apo fundjavat me të”, – shkruan Sajae në Vice.com.

Pavarësisht kësaj, njerëzit vazhdojnë të krijojnë marrëdhënie të reja edhe pa plotësuar ato që sapo përmendëm sepse të pasurit e të ardhurave personale nuk do të thotë domosdoshmërisht marrëdhënie të shëndetshme, ashtu sikurse të mos pasurit e këtyre të ardhurave nuk nënkupton një marërdhënie të dështuar. Probabiliteti i një lidhje të sinqertë, të shëndetshme dhe të kënaqshme është i lartë edhe nëse nuk ke një burim të sigurt të ardhurash.

Shperndaje