Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Të pafat në dashuri? Kjo është guida që duhet të ndiqni për të gjetur “të duhurin”

Të pafat në dashuri? Kjo është guida që duhet të ndiqni për të gjetur “të duhurin”
March 23
13:35 2019

Keni vështirësi në gjetjen e partnerit ideal?

E kuptojmë. Nuk ka asnjë gjë më demoralizuese se të flasësh me shumë persona në rrjetet sociale, ose të dilni në takime me një person që në pamje të parë ju është dukur interesant por më pas zbuloni që në fakt nuk është ai/ajo që kërkoni. Ka dhe nga ata që të bëjnë supriza dhe ju zbulojnë që në fakt janë të martuar apo në një lidhje, por që i pëlqen dhe të dalin dhe me ju. *rrotullon sytë*

via GIPHY

Por meqë temeperaturat janë ngritur, është pranverë dhe padyshim koha ideale për të dalë “në gjueti” për personin ideal, po ju paraqesim guidën e gjetjes së “të duhurit”. Këtu keni disa këshilla të vogla që do ju ndihmojnë të hipini sërish në “vagonin e dashurisë”, me destinacion: romancën. Sa e bukur kjo!

1.Duhen dy për të kërcyer tango.

Kush është ideja juaj për partnerin ideal? Dikush që ju bën për të qeshur dhe që lexon libra? Apo dikush që është i fiksuar pas palestrës ose që i pëlqen të gatuajë? Sido që të jetë, duhet të reflektoni dhe të kuptoni që nëse personi juaj i ëndrrave ka hobi si ato që përmendëm më lart, duhet të shkoni në vende të cilët ata mund ti frekuentojnë, se ndryshe nuk do i takoni kurrë. Nuk po sugjerojmë të ndryshoni atë që jeni dhe të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë, por nëse doni ti takoni jepini një mundësi gjërave të reja. Pra nëse doni dikë që është fans i leximit, filloni frekuentoni biblotekën. Nëse nuk e gjeni personin perfekt, e sigurtë që do njihni një zotëri diku te 75 vjeç që ka një histori interesante për të treguar nga lufta, një situatë “win-win”.

2.Gjej një “ndihmës”.

Të duhet ndihma e miqëve kur vjen puna për të gjetur dashurinë. Mund ti ktheni sytë dhe nga familja, por me shumë mundësi në këtë fazë ata kanë provuar dhe ju kanë zhgënjyer me sugjerimet apo me ndihmën që ju kanë dhënë. Shokët janë të pajisur më mirë me “armët” e duhura për t’ju ndihmuar në misionin e gjetjes së dashurisë. Kjo pasi ata edhe ju njohin dhe e dinë çfarë personash mund të pëlqëni. Nëse jeni të guximshëm, mund edhe ti kërkoni që t’ju prezantojnë me ndonjë shok që kanë.

3.Jeta është shumë e shkurtër.

Ti mund ta kesh takuar tashmë dashurinë e jetës. Mund të jetë një shok apo shoqe nga fëmijëria, një koleg të cilin e keni pëlqyer që nga dita e parë në punë apo kushëriri i ndonjë shokut tuaj. Nëse e vetmja gjë që ju ka ndaluar për t’ja shprehur pëlqimin apo ndjenjat tuaja është fakti që mendoni se mund t’ju refuzojnë apo mund t’ju spostojnë në “friendzone”, ndryshojeni sjelljen. Është klishe si mendim por realisht, jeta është shumë e shkurtër, nuk ja vlen ta torturoni veten me mendimin: “Po sikur?” Nuk është e garantuar që do jetë e suksesshme si tentative, por shanset janë që nëse jeni vërtetë të afërt me një person, edhe ata e kanë menduar njejtë si ju që mund të formoni një çift të bukur.

4.Hape mendjen.

Të shohësh në vendet e duhura është një hap i mirë, por e keni menduar ndonjëherë që e keni ngushtuar shumë rezen e shikimit? Ka shumë persona atje jashtë që nuk janë të duhurit për ju, jemi dakord, por gjithashtu ka dhe shumë njerëz të mirë, që nuk keni pasur shansin ti njihni pasi nuk jeni aq mendjehapur apo nuk jeni dhe aq të relaksuar. Edhe nëse dikush vjen pak vonë në takimin tuaj të parë apo nuk ka dëgjuar ndonjëherë për këngëtarin tuaj të preferuar, nuk do të thotë që janë persona të këqinj dhe nuk duhet ti gjykoni menjëherë. Jepini mundësinë njerëzve të tregojnë atë që janë në të vërtetë, mund t’ju surprizojnë. Kompromiset janë pjesë e rëndësishme e dashurisë.

5.Dashuria nuk ka skenar.

Vetëm nëse është film i Julia Roberts. Në fund mund t’ju konfirmojmë se nuk ka një formulë ekzakte për të gjetur “Atë”. Mund ta gjesh sot, nesër, pas një viti dhe gjetja e këtij personi më shumë është në dorë të fatit se sa në dorën tuaj. Kështu që mos u shqetësoni shumë, ndiqini këshillat e mësipërme dhe nëse nuk funksionojnë, me siguri do ta gjeni gjysëmn e zemrës te kryqëzimi i 21-shit duke pritur të hapet semafori, që do një përjetësi. /Blitz.al/

Share