Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Të lindurit në janar dhe shkurt janë të prirur për tu bërë të pasur dhe të famshëm

Të lindurit në janar dhe shkurt janë të prirur për tu bërë të pasur dhe të famshëm
January 18
13:24 2019

Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit e lindur në dy muajt e parë të vitit kanë më shumë mundësi që të ndjekin një karrierë që do ti bëjë të famshëm.

Të kesh ditëlindjen në janar ose shkurt, nuk është diçka ideale për shkak të kushteve të motit, e keni parsysh borë, shi, kohë e zymtë. Por nga ana tjetër nëse keni lindur në një nga këto muaj dhe për më tepër nëse jeni shenja e Ujorit, ka shumë mundësi të behëni të pasur dhe të famshëm. Këtë e mbështet mbi të gjitha fakti që një numëri i madh i yjeve të Hollywood-it kanë lindur mes datave 20 janar dhe 18 shkurt.

Ndërkohë përsa i përket studimit shkencor, analizuesit zgjodhën rastësisht njerëz me drejtime të ndryshme në jetë, duke përfshirë këtu politikanë, shkencëtarë, autorë, ikona të sportit, këngëtarë, aktorë nga historia dhe ditët tona. Nisur me një kampion që përmbante 100 veta, më pas 200 dhe në fund 300, studiuesit kuptuan se personazhet VIP janë më së shumti shenja e Ujorit. Karakteristikat e zakonshme të kësaj shenje përfshijnë të qenurin energjik, fantazues, të pavarur, cilësi që ndikojnë në formimin e një karakteri të veçantë . Kjo nëse besoni në atë që ju ofron astrologjia.

Disa nga yjet që janë shenja e Ujorit janë Jennifer Aniston, Oprah Winfrey apo Cristiano Ronaldo. Suksesin e tyre e dini të gjithë. Ndërkohë studime të tjera tregojnë se bebet e lindura në muajt e dimrit, kanë mundësinë më të madhe që të dalin shumë mirë në provime, pra edhe ky një tregues suksesi për të ardhmen. Një analizë nga Zyra e Statistikave Nacionale në Mbretërinë e Bashkuar thotë se doktorët janë më së shumti të lindur në janar, ndërkohë që një numër i madh artistësh ishin të lindur në shkurt. Edhe shumica e CEO-ve janë bebe të lindura në muajt e parë të vitit.

Gjithsesi, edhe pse rastësisht të gjithë studimet tregojnë se fëmijët  e janarit dhe të shkurtit i pret një e ardhme e pasur dhe e mbushur me famë, kjo s’do të thotë që të lindurit në muajt e tjerë nuk mund të jenë të tillë, mjafton të besojnë dhe të luftojnë fort. Bëj shaka, duhet të kesh lindur në janar ose shkurt, përndryshe kot përpiqesh. /Blitz.al/   

Share