Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjitha gjestet femërore që meshkujt do të bënin po të mos gjykoheshin nga shoqëria

Të gjitha gjestet femërore që meshkujt do të bënin po të mos gjykoheshin nga shoqëria
January 14
12:17 2017

Femrat kanë luftuar prej kohësh për t’i tejkaluar të gjitha stereotipet gjinore dhe për të ndarë ashtu siç duhet rolet e mashkullit dhe femrës në shoqëri, por në fakt kjo është e saktë edhe për meshkujt.

Fatkeqësisht, në 2017-n një pjesë e mirë e popullsisë mashkullore është ende në dyshim se si të bëjnë të duken më shumë meshkuj nga ç’janë e ç’ndihen.

Kjo ndodh sepse meshkujt ende vazhdojnë të kenë një frikë të jashtëzakonshme se mos ndonjë veprim i tyre përkthehet si veprim femëror dhe ata nuk do të kenë mundësinë ta bëjnë komunitetin e tyre të mendojnë ndryshe.

Në një studim të fundit, një grup meshkujsh janë pyetur se çfarë veprimi do të bënin po të mos përkthehej si një veprim femëror nga shoqëria. Në fakt, përgjigjet kanë qenë mjaft surprizuese.

Më poshtë ndiqni disa prej përgjigjeve të tyre:

“Është diçka e vogël, por femrat mbajnë erë shumë të mirë. Më pëlqejnë parfumet e tyre”.

“Unë do të përdorja maskat që përdorin femrat për të bërë lëkurën e tyre të fytyrës më të lëmuar”.

“Do të dëshiroja të mos isha i detyruar të ruaja krenarinë vetëm sepse jam mashkull”.

“Nëse nuk do të kisha një penis, do të më pëlqente të vishja streçe”.

Ndërkohë që të tjerë pëlqenin disa aktivitete që i bëjnë zakonisht femrat, si thurja apo qepja e rrobave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje