Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Të dua përgjithmonë” – historia e dy të moshuarve që po përlot rrjetin

“Të dua përgjithmonë” – historia e dy të moshuarve që po përlot rrjetin
August 10
11:11 2016

Një çift i moshuar, që ka kaluar 62 vite bashkë, ka gjetur vdekjen në spital, vetëm 20 minuta me diferencë nga njëri-tjetri.

Jeanette De Lange ishte 87 vjeç dhe vdiq si pasojë e një beteje të gjatë me sëmundjen e Alzhaimer-it, ndërkohë që bashkëshorti i saj, 85-vjeçar, vdiq si pasojë e kancerit në prostatë. Dy të moshuarit kishin disa ditë që ishin shtruar në spital sepse gjendja e tyre ishte duke u përkeqësuar.

Por ajo që i bëri njerëzit të përloten nga kjo histori është mënyra se si ata u larguan nga jeta. Njëri prej djemve të çiftit ka treguar se prindërit e tij kanë pasur një dashuri të jashtëzakonshme për njëri-tjetrin. Ai ka rrëfyer se pasi doktorët i thanë se mamaja e tij vdiq, shkoi menjëherë tek i ati dhe i dha lajmin e hidhur. “Baba, mos lufto më tani mes dhimbjesh, nëse dëshiron mund të largohesh, mamaja vdiq”, – kanë qenë fjalët e tij. Menjëherë pasi i moshuari ka derdhur lot, fiks pas 20 minutash ka ndërruar jetë.

I gjithë personeli i spitalit është përlotur, por njëkohësisht është frymëzuar nga kjo dashuri. Fëmijët e çiftit treguan se dikur i ati i ka treguar se ata do të largoheshin nga jetë pikërisht kështu, bashkë. “Babai e dinte që ata nuk do të qëndronin dot larg njëri-tjetrit. Ai kishte parashikuar gjithçka. Kur i thoshte mamasë se do ta donte përgjithmonë, ne e besonim dhe kështu ndodhi”, – kanë thënë ata. /Blitz.al/

Shperndaje