Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të dashur burra, kujdes! Mos hani vetëm se rritet risku për t’u bërë obezë…

Të dashur burra, kujdes! Mos hani vetëm se rritet risku për t’u bërë obezë…
January 09
15:27 2018

Të ngrënit i vetëm i bën keq barkut dhe shëndetit, veçanërisht në rastin e meshkujve. Burrat të cilët nuk hanë kur janë të shoqëruar në fakt rrezikojnë 45% më shumë se të tjerët të bëhen obezë, të kenë tension dhe kolesterol të lartë. Këtë gjë e kanë verifikuar kërkuesit e “Dongguk University Ilsan Hospital” të Seulit, studimi i të cilëve është publikuar në revistën “Obesity Research & Clinical Practice”.

Në studim janë ekzaminuar mbi 7.700 adultë, të cilët janë pyetur se sa shpesh ulen për të ngrënë të vetëm. Po, kjo gjë është e vërtetë pasi ekzistojnë më shumë risqe për ata të cilët hanë vetëm më shumë se dy orë në ditë.

Përgjithësisht diçka e tillë u ndodh atyre që janë single, të pamartuar, atyre që kapërcejnë vaktet dhe që hanë jashtë më rrallë. Veçanërisht, meshkujt të cilët hanë më shumë se dy vakte të vetmuar janë ata të cilët shfaqin riskun më të lartë të obezitetit, por jo vetëm.

Kjo kategori është 64% më e rrezikuar të shfaqë sindromën metabolike, në të cilën kombinohen së bashku diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti. Për gratë që hanë vetëm ndërkohë, ky risk është më i ulët, 29% por shtohet edhe risku i sëmundjeve kardio-vaskulare dhe iktusit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje