Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të çmendur pas “Pokemon Go”, djaloshi telefonon 999: “Është urgjente, dikush më vodhi Pokemon-in!”

Të çmendur pas “Pokemon Go”, djaloshi telefonon 999: “Është urgjente, dikush më vodhi Pokemon-in!”
July 19
13:00 2016

Edhe pse ka vetëm pak ditë që është lançuar loja “Pokemon Go” duket se përdoruesit janë çmendur pas saj. Kanë qenë jo të pakta incidentet që janë krijuar si pasojë e kësaj loje ku njerëzit shkojnë ngado vetëm për të kapur një “Pokemon”.

Rrjetet sociale janë të mbushura me video dhe “meme” lidhur me faktin se si janë duke vepruar njerëzit kudo në botë pas kësaj loje. Rasti më i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur një djalë i ri banues në Britani, ka telefonuar 999-n (numrin e policisë) për t’u thënë se kishte një nevojë urgjente për ta pasi dikush i kishte vjedhur “Pokemon”-in që ai ishte supozuar të kapte.

Përfaqësuesit e policisë e kanë këshilluar djaloshin që të mos telefonojë për raste të tilla në polici pasi mund të shkaktojë probleme, ndërkohë që ai vazhdonte të ngulmonte tek ideja se kishte nevojë për ndihmë.

Duke marrë shkas nga kjo, disa përfaqësues të policisë kanë këshilluar të gjithë përdoruesit në një deklaratë publike se kurrsesi kjo lojë nuk duhet të kthehet në pengesë të mirëfunksionimit të qytetit ndaj ata absolutisht nuk duhet të kërkojnë “Pokemon”-at kur janë duke i dhënë makinës por edhe duhet të kenë kujdes si këmbësorë të mos kalojnë në zonat ku qarkullojnë automjetet.

Shperndaje