Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tanimë ju mund të përdorni verën e kuqe edhe tek flokët tuaj

Tanimë ju mund të përdorni verën e kuqe edhe tek flokët tuaj
June 10
18:11 2016

Të gjithë ata që e shijojnë verën e kuqe e dinë mjaft mirë se kjo pije ka edhe veti të tjera shtesë përveç kënaqësisë. Por ndryshe nga se ja njohim vlerën verës si një pije relaksuese dhe që çliron stresin është një tjetër veçori pozitive e zbuluar tek vera e kuqe që do të përdoret tek flokët.

Kjo është krijuar nga parukieri i famshëm, John Blaine i cili ka ‘shpikur’ një teknikë të re e cila quhet ‘Vine de la Vie’ ku një sprajt i krijuar nga ekstrakte të verës së kuqe, mund të spërkatet mbi flokët tuaja pas dushit dhe do ti bëjë këto më të shëndetshme, më ndriçuese dhe më të buta.

Kjo iniciativë nëse rezulton e suksesshme do të përhapet edhe tek maskat e flokëve, shampot dhe kremrat pas larjes sepse ky produkt do të jetë krejtësisht natyral duke zëvendësuar përbërësit kimik që janë përdorur më përpara për të kryer të njëjtin funksion që tani do kryejë vera e kuqe.

Shperndaje