Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tani e keni një zgjidhje. Ja si mund të eliminoni rrathët te sytë

Tani e keni një zgjidhje. Ja si mund të eliminoni rrathët te sytë
September 26
19:20 2016

Rrathët te sytë janë mjaft shqetësues për shumë njerëz. Rrathët krijohen nga lodhja dhe pagjumësia, por edhe në qoftë se flini një ditë të plotë kjo nuk do t’ju ndihmojë që rrathët të zhduken.

Pse krijohen rrathët te sytë?

Gjenetika është një fajtore e madhe. Rrathët vihen re zakonisht nga mungesa e gjumit dhe për shkak të qarkullimit të ngadaltë të gjakut.

Mosha është një tjetër faktor. Me kalimin e kohës, lëkura humbet kolagjenin dhe venat bëhen më të dukshme.

Alergjia sezonale shkakton lirimin e histaminës në trup, që shkakton ënjtje dhe krijohen rrathët. Nëse rrathët bëhen të zinj ndodh për shkak të moshës ose gjenetikës, por nëse ngjyra nuk ndryshon shkaktare e tyre është alergjia.

Si t’i eliminoni?

Mund të aplikoni kompresa të ftohta për rreth 5 minuta që të ngushtoni enët e gjakut.

Përdorni një krem me kafeinë sepse kanë inflamatorë dhe zbehin ngjyrën e rrathëve.

Bëni kompresa me çaj jeshil ose vaj që të forconi muret e kapilarëve.

Rregulloni dietën tuaj duke i shtuar çokollatë të zezë, ushqime me Omega 3.

Përdorni krem me përbërje Retinoli për prodhimin e kolagjenit.

Vitamina C gjithashtu inkurajon prodhimin e kolagjenit dhe ju ndihmon për të rregulluar tonin e lëkurës.

Për t’i maskuar shpejt rrathët mund të aplikoni krem te sytë. Lëreni pak minuta të thahen dhe më pas përdorni një ton në ngjyrën e lëkurës tuaj për t’i fshehur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje