Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E thënë shqip: Jonida Maliqi nuk është “fasadë” dhe të gjithë e duam për këtë!

E thënë shqip: Jonida Maliqi nuk është “fasadë” dhe të gjithë e duam për këtë!
May 16
13:15 2019

Mbrëmjen e sotme në skenën e Eurovision-it në Tel Aviv, Jonida Maliqi do të këndojë “Ktheju Tokës”, këngën që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm të këngës.

Por përveç këngës që është pëlqyer shumë, sidomos nga të huajt (sepse ne jemi shqiptarë dhe gjithmonë do ta kemi një gjë negative për ta thënë) dhe mënyrës së shkëlqyer që Jonida e interpreton këngën:

Ajo që na bën më shumë përshtyje këtë vit dhe që në fakt është ndryshe nga çdo vit tjetër, është mënyra se si këngëtarja shqiptare po përballon intervistat, komentet online, lobimi masiv në Instagram dhe faktin që “meme”-t apo lojën në rrjeten sociale ka arritur ta kthejë në favorin e saj.

Kështu është rasti i disa video-ve që po qarkullojë në rrjet, ku shfaqet Jonida që intervistohet në anglisht dhe le të themi që këtë gjuhë nuk e ka armën më të fortë. Megjithatë mes të qeshurash, ajo arrin ta përcjellë mesazhin e saj dhe kjo mënyrë e të shprehurit lirshëm, duket se e ka kthyer në të preferuarën e gazetarëve të Eurovision.

Po me të njejtën mënyrë, ajo ka zgjedhur të reagojë dhe për “meme”-t apo video-t në Instagram që janë bërë së fundmi, duke i postuar dhe vetë. Në fakt, në intervistat e saj ka goxha material për meme të mira(siç ka në shumicën e video-ve të personazheve shqiptarë), por e rëndësishme është të kuptohet nga të gjithë, se kur arrin të bëhesh “qendra” e faqeve të Instagramit nuk është gjë tjetër veçse një tregues suksesi apo që ti ndiqesh dhe për më tepër shërben e gjitha si publicitet. Plus një e mirë tjetër e kësaj është që thuajse të gjithë ata që i kanë postuar video-t, pavarësisht shakave apo të qeshurave që mund të bëjnë, në fund e shoqërojnë gjithnjë me një urim suksesi.

 

View this post on Instagram

 

@jonidamaliqi 100% Real…😂😍 #eurovision2019 Suksese 🥂

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Pra mund të themi që shqiptarët për herë të parë, qoftë për faktin që i pëlqen “Ktheju Tokës”, për faktin që janë fansa të Jonidës si këngëtare apo se anglishtja e saj i bën të qeshin, masivisht po e mbështesin dhe këtë gjë e ka kuptuar dhe ajo vetë. Nëse është përfaqësimi më i mirë ndonjëherë në Eurovision nuk mund ta themi, por që është ndryshe (për mirë) dhe që për herë të parë është bërë “temë e ditës” në Instagram kjo është e sigurtë.

Plus që të gjithë bien dakord se Jonida nuk është “fasadë’ por 100% e vërtetë dhe kështu ka zgjedhur të jetë!

 

View this post on Instagram

 

We love you @jonidamaliqi 💕

A post shared by pinkmani (@plnkmani) on

Po me këtë energji pozitive, ju kujtojmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që sonte të votojnë numrin 14.

p.s Ata që kanë akoma ankesa dhe që përdorin fjalën e urtë shqiptare “la nam, nuk është hiç serioze” , janë ose ata që thonë “I speak englisht water” ose ata që s’e kanë kuptuar akoma që në Eurovision nuk shkohet për ngushëllime por për të bërë qejf. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje