Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studioi për 5 vite sjelljet e të pasurve, tregon recetën e 3 zakoneve që bëjnë diferencën midis tyre dhe pjesës tjetër

Studioi për 5 vite sjelljet e të pasurve, tregon recetën e 3 zakoneve që bëjnë diferencën midis tyre dhe pjesës tjetër
February 06
10:21 2017

Me siguri edhe nëpër filma ju ka ndodhur të vini re se zakonisht të pasurit kanë një qëndrim tjetër, janë më të kujdesshëm dhe menjëherë të bëjnë për vete me sjelljet e tyre. Në fakt kjo vjen kur pasuria është trashëguar dhe vjen brez pas brezi shoqëruar edhe me edukimin elitar. Të paktën në këtë konkluzion ka arritur Thomas C. Corley, i cili ka bërë një studim mbi sjelljet e të pasurve duke vëzhguar për 5 vite 177 të pasur.

“Të pasurit dinë disa rregulla fikse dhe i respektojnë ato në mënyrë të çmendur. Nuk u shpëton asgjë nga rutina e përcaktuar dhe racionaliteti shoqëron gjithçka që bëjnë. Një telefonatë 5 minutëshe e gjatë nuk ka shanse t’i ndodhë një të pasuri sepse i merr shumë kohë dhe shumë nerva”, – ka thënë ai.

Ndërkohë në studim ka zbuluar 3 prej veçorive që i bëjnë të pasurit të diferencohen në zakone nga pjesa tjetër.

  1. Ata dërgojnë kartolina apo letra falënderimi (jo email-e dhe jo postime në rrjete sociale).
  2. Dinë me përpikmëri rregullat e tavolinës (besojeni ose jo, shumë prej nesh nuk dinë të hanë dhe nuk dinë të ndjekin rregulla të caktuara të të ushqyerit).
  3. Prezantojnë veten në mënyrën më të mirë (duhet të japësh dorën në mënyrë të moderuar, mos të qeshësh shumë, shikimi në sy është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të pyesësh shumë dikë që e takon për herë të parë).

/Blitz.al/

Shperndaje