Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Sa më shumë kohë të kaloni me prindërit, aq më shumë u zgjatet jeta atyre!

Studimi: Sa më shumë kohë të kaloni me prindërit, aq më shumë u zgjatet jeta atyre!
January 16
14:17 2017

Disa studiues nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar së fundmi se si vetë fëmijët mund t’u zgjasin jetën prindërve të tyre. Gjithçka është kaq e thjeshtë: kaloni sa më shumë kohë me ta!  Ata kanë zgjedhur të ndajnë rezultatet e këtij studimi në mënyrë që të gjithë të kuptojnë këtë recetë kaq të thjeshtë, por shumë domethënëse. Të dashurit tanë kanë nevojë për vëmendjen tonë.

Rezulton se vetmia luan një rol kyç në përshpejtimin e procesit të plakjes dhe lidhet drejtpërdrejt me vdekshmërinë. Shkencëtarët kanë vëzhguar 1600 të moshuar me një moshë mesatare prej 71 vjeç. Faktorët e tillë si shëndeti dhe statusi socialo-ekonomik nuk janë marrë parasysh. E vetmja që është marrë në konsideratë ka qenë vetmia. Gjatë 6 viteve të studimit, 14% e të moshuarve të cilët janë vizituar shpesh nga të afërmit e tyre janë ndarë nga jeta krahasuar me 23%, të cilët nuk kishin vizitorë familjarë. Sa më të moshuar që bëhen njerëzit, aq më shumë rëndësi i japin lidhjes familjare. Në të njëjtën kohë, fëmijët dhe nipërit gjithnjë e më shumë kërkojnë më pak komunikim me brezin e vjetër. 

Në përgjithësi të moshuarit janë më tolerantë me miqtë dhe të afërmit. Ata përpiqen shpesh të ndajnë eksperiencat e tyre me familjarët. Kështu pra duhet të dini se nëse dëshironi t’u shtoni jetën prindërve tuaj mjafton që t’u qëndroni pranë e t’u falni dashuri. Mjaftojnë disa orë në javë apo edhe një telefonatë për t’i bërë ata të lumtur dhe jetëgjatë!/Blitz. al/

Komento
Shperndaje