Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Prindërit gabojnë me kohën e pushimit të fëmijëve të tyre

Studimi: Prindërit gabojnë me kohën e pushimit të fëmijëve të tyre
December 03
10:26 2016

Shumë prindër e përdorin kohën e pushimit për të disiplinuar fëmijët e tyre dhe nuk e bëjnë këtë në një mënyrë të frytshme.

Tre nga katër prindër kanë raportuar se e përdorin frazën “bëj pak pushim” si një mënyrë për t’i dënuar fëmijët e tyre nga një sjellje e keqe dhe jo si një fitore për sjelljet e tyre të mira. Por sipas shkencëtarëve, ky është momenti ku prindërit gabojnë, sepse koha e pushimit si një dënim, e shoqëruar me shumë paralajmërime, kritika dhe moral, i bën fëmijët të mos mendojnë pozitivisht mbi pushimin.

Kjo në fakt, sipas studiuesve është një metodë e kohërave moderne, sepse prindërit gjithmonë e më shumë po largohen nga ideja e abuzimit fizik me fëmijën, çka do të thotë përdorimi i dhunës jo verbale në rast se ata bëjnë një sjellje jo të hijshme. Duke qenë se nuk veprojnë dot në këtë mënyrë, psikologët thonë se prindërit kanë gjetur këtë mënyrën e penalizimit në heshtje, duke e lënë fëmijën të reflektojë me veten në dënimin e kohës së pushimit. “Shko pusho pak më mirë!” – bërtasin ata, ndërkohë që fëmijët që prej këtij momenti mendojnë se koha e pushimit është thjesht penalizimi i radhës që duhet të kalohet.

Prindërit duhet të jenë të aftë të këshillojnë dhe t’i bëjnë fëmijët që të kuptojnë pa qenë e nevojshme t’i japin një kohë pushimi, që më tepër sesa të rregullojë sjelljen e tyre, i bën konfuzë mbi rëndësinë e kohës së pushimit. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje