Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Po, ekziston shoqëria me shikim të parë!

Studimi: Po, ekziston shoqëria me shikim të parë!
November 29
11:10 2016

Dashuria me shikim të parë është një nga temat më të diskutuara kur vjen fjala te një çift. Shpesh diskutohet nëse dashuria me shikim të parë ekziston me të vërtetë apo është thjesht një mit. Në fakt, pavarësisht se çfarë mendoni lidhur me këtë edhe nga eksperiencat personale, ajo çka dihet me siguri është që ekziston edhe një formë tjetër e dashurisë me shikim të parë.

Ju ka ndodhur që të takoni dikë dhe menjëherë të keni ndjesi pozitive karshi këtij personi? Ju keni ndjesinë e afrimitetit, por jo për të krijuar lidhje dashurore. Po, kjo është shoqëri me shikim të parë dhe sipas psikologëve ajo vërtet ekziston.

Shoqëria me shikim të parë ndonjëherë mund të jetë edhe pasojë e subkoshiencës tonë, siç thonë psikologët. Për shembull nëse ju hyni në një klasë apo në një ambient të ri pune, menjëherë keni një impakt se te cili apo te cila do të afroheni dhe të krijoni një marrëdhënie. Sipas ekspertëve, kjo është e njëjta situatë si të biesh në dashuri me shikim të parë.

Herën tjetër që keni një ndjesi kimie për dikë tjetër dhe e kuptoni se nuk ka të bëjë me një ndjesi dashurie, mos u çudisni pasi kjo mund të jetë shoqëri me shikim të parë dhe është një ndjesi shumë e bukur! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje