Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Njerëzit që postojnë rutinën e tyre të “fitness”-it kanë probleme psikologjike

Studimi: Njerëzit që postojnë rutinën e tyre të “fitness”-it kanë probleme psikologjike
August 15
12:47 2016

Le të jemi të sinqertë, të gjithë kemi disa miq në rrjete sociale të cilët postojnë çdo aktivitet fizik të tyrin dhe çfarë konsumojnë për çdo vakt, në mënyrë që të mbajnë trupin e tyre në formë. Ose ky person mund të jeni edhe ju!

“Sapo vrapova 5 km për në punë”,  – shkruhet në postimin e një miku që ju ndiqni në Instagram. Kjo mund të jetë motivuese ta lexosh në mëngjes, por mund të jetë edhe komplet acaruese për disa të tjerë dhe kjo lidhet me sa qejf e keni ju aktivitetin fizik.

Studiuesit e universitetit “Brunel” në Londër kanë bërë një studim lidhur me këta persona të cilët janë të fiksuar ndaj postimit në rrjete sociale të rutinës së tyre të “fitness”-it. Sipas tyre, këta persona janë narcizistë. Objektivi i tyre kryesor është të tregojnë se sa kohë shpenzojnë për të kuruar imazhin.

Dr. Tara Marshal, e cila është edhe drejtuesja e këtij projekti, u shpreh: “Të mbash trupin në formë është një investim për veten dhe ne nuk jemi këtu për ta përbuzur këtë, por nëse ju i dedikoheni vetëm kësaj, edhe me anë të postimeve tuaja, diçka nuk shkon me psikologjinë tuaj si njeri. Kur një aktivitet të kthehet në fiksim (njësoj si drogat) atëherë është momenti të reflektoni dhe të mos bëheni të varur. Disa pëlqime dhe komente më shumë ju shtojnë dëshirën për të postuar edhe më shumë, çka e bën këtë edhe më të rrezikshme për psikologjinë tuaj!” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje