Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Nëse postoni në rrjete sociale dashurinë që keni për partnerin, gjasat janë që mos jeni të lumtur bashkë!

Studimi: Nëse postoni në rrjete sociale dashurinë që keni për partnerin, gjasat janë që mos jeni të lumtur bashkë!
January 13
11:15 2018

Ne të gjithë e kemi një mik në rrjete sociale që poston gati çdo ditë me “dashurinë e jetës”. Ju praktikisht i shihni aq shumë në shoqërinë e njëri tjetrit sa ju duket sikur jeni gjithë kohës duke ndjekur edhe ju me ta.

Ndoshta ka pasur raste edhe që i keni xhelozuar. “Sa do doja të kisha dhe unë një marrëdhënie kaq të mirë dhe kaq të lumtur!” – mund të keni menduar.

Epo, sipas specialistëve, gjasat janë që këto çifte në fakt të mos jenë të lumtur.

Sipas sociologut, Nikki Goldstein, çiftet që postojnë se janë të lumtur në fakt kërkojnë konfirmimin e të tjerëve se janë të paraqitshëm e të lumtur bashkë që ta besojnë se janë vërtetë. Ata postojnë se duan pëlqime dhe komente pozitive në mënyrë që t’ja mbushin mendjen vetes se lumturia është e vërtetë.

Gjithashtu personat që janë aq të fiksuar me postimet në çift, mund të jenë edhe posesiv nga natyra dhe tipa që duan të kontrollojnë gjithçka, virtyte këto që nuk janë fort të mira në një marrëdhënie dashurie. /Blitz.al/

Shperndaje