Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Nëse ndryshoni këtë gjë në jetën tuaj do të jetoni më gjatë dhe më të lumtur!

Studimi: Nëse ndryshoni këtë gjë në jetën tuaj do të jetoni më gjatë dhe më të lumtur!
January 09
12:40 2017

Të gjithë duam që të jetojmë më gjatë dhe të jemi më të lumtur. Nuk do shumë mend fakti që gjithçka bëjmë në jetët tona rrotullohet rreth dëshirës për të pasur më shumë. Më shumë para, më shumë lumturi, më shumë shëndet. Por si mund të arrihet kjo “më shumë”?

Studentët e Universitetit të Kanadasë dhe të një universiteti në SHBA kanë bashkëpunuar për të bërë një studim lidhur me gjërat që duhet të ndryshojmë në mënyrë që të kemi më tepër lumturi dhe të jetojmë më gjatë.

Duke studiuar jetët e njerëzve të suksesshëm, ata kanë dalë në rezultatin që ju duhet të keni patjetër synime në jetë në rast se doni të jetoni më të lumtur. Është e vërtetë që spontaniteti është interesant sepse aventura ka gjithnjë më shumë adrenalinë, por vënia e disa synimeve dhe më pas lufta për t’i arritur ato ju bëjnë më këmbë në tokë dhe e bëjnë lumturinë të prekshme e njëkohësisht të arritshme. /Blitz.al/

Shperndaje