Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Muzika redukton ankthin deri në 65%

Studimi: Muzika redukton ankthin deri në 65%
October 27
17:08 2016

Neurologët thonë se dëgjimi i muzikës redukton ankthin deri në 65%. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të përballemi me stresin kur gjërat nuk shkojnë në mënyrën më të mirë në punë, në shkollë apo në jetën personale.

Ka disa mënyra për të qetësuar nervat. Shkenca mbështet teorinë se muzika është një mënyrë për t’u relaksuar dhe qetësuar sadopak nervat. Për shekuj me radhë, kultura të ndryshme e kanë përdorur muzikën për të përmirësuar kushtet shëndetësore të njeriut. Disa studiues nga Britania e Madhe kanë përcaktuar se cilat këngë ndikojnë më së shumti te njeriu. Disa persona janë vënë në provë për të ndërtuar “puzzle” të vështirë ndërkohë që ishin duke dëgjuar këngë të ndryshme të përmbledhura në një listë nga studiuesit. Sipas tyre, gjatë kohës që pjesëmarrësit kanë qenë duke dëgjuar këngën “Weightless” ka rezultuar një reduktim prej 65% të ankthit të përgjithshëm të pjesëmarrësve. Interesant është fakti që grupi Marconi Union e ka krijuar atë në bashkëpunim me disa terapistë tingujsh. Megjithatë, u evidentua se kjo këngë shpesh të sillte ndjesinë e gjumit ndaj studiuesit nuk rekomandojnë që ta dëgjoni gjatë kohës që jeni duke i dhënë makinës.

Disa nga këngët që nuk duhet t’i dëgjoni në timon, por të përfitoni prej tyre pasi ulin nivelin e stresit janë:

  1. Weightless – Marconi Union
  2. Electra – Airstream
  3. Mellomaniac (Chill Out Mix)-DJ Shah
  4. Watermark – Enya
  5. Strawberry Swing – Coldplay
  6. Please Don’t Go – Barcelona
  7. Pure Shores – All Saints
  8. Someone Like You – Adele
  9. Canzonetta Sull’aria – Mozart
  10. We Can Fly – Rue du Soleil (Café Del Mar)/Blitz.al/
Komento
Shperndaje