Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi motivon të gjithë ata që pëlqejnë kombinimet: Nëse visheni mirë, do të jeni të suksesshëm

Studimi motivon të gjithë ata që pëlqejnë kombinimet: Nëse visheni mirë, do të jeni të suksesshëm
October 17
22:03 2017

Është një shprehje shumë interesante në anglisht që thotë: “dress for suçess” (vishu që të kesh sukses) dhe në fakt nuk qenka vetëm një shprehje të cilën e kemi parë rëndom në Instagram sepse sipas studimeve të fundit, kjo mund të jetë plotësisht e vërtetë.

Një studim i Universitetit të Yale tregon se ata të cilët vishen më bukur në një ambient zyre kanë mundësi të kenë një efekt më të madh tek kolegët përsa i përket mënyrës si e paraqesin veten duke i dhënë kështu shumë konfidencë dhe besim në vete.

Teksa u zhvillua një eksperiment, 140 punonjës të një kompanie kishin më tepër besim se punët i kryenin mirë personat që kombinoheshin bukur se sa të tjerët që thjesht paraqiteshin në punë me çfarë i kapte dora në mëngjes nga garderopa.

Thënë këtë, nuk duhet që me doemos të visheni me firmat më të shtrnjeta apo ato të luksit, por minimalisht duhet të kombinoni mirë ngjyrat dhe stilet e veshjeve nëse doni që të keni më tepër premisa për tu bërë të suksesshëm. /Blitz.al/

Shperndaje