Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Kush thotë më parë “të dua” në një çift?

Studimi: Kush thotë më parë “të dua” në një çift?
October 18
13:33 2016

Shumë prej lidhjeve të dashurisë nisin me shprehjen e famshme: “Të dua!”. Duke qenë se zakonisht komentohet vetëm fakti nëse kjo shprehje është e vërtetë ose jo, një studim ka marrë përsipër të zbulojë se kush e thotë më parë atë, meshkujt apo femrat.

Sipas studimit të Universitetit Penn State, janë pikërisht meshkujt ata që e thonë të parët shprehjen “të dua”, madje shumë prej tyre e thonë vetëm pas tre takimesh. Por pse ndodh kjo? Fillimisht sepse meshkujt mendojnë se femrat duan më shumë kohë të bien në dashuri dhe së dyti sepse meshkujt mendojnë se kjo fjalë ndihmon edhe në kërkesën për të shkuar në shtrat me to.

Gjithashtu, sipas profesorit Art Markan, meshkujve nga natyra u pëlqen të udhëheqin dhe të drejtojnë, ndaj duke thënë “të dua” të parët mund të jenë ata që i japin drejtim lidhjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje