Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Kujdes! Mos bëni pazar pasi keni dalë nga zyra e punës. Arsyeja është kjo…

Studimi: Kujdes! Mos bëni pazar pasi keni dalë nga zyra e punës. Arsyeja është kjo…
September 29
17:29 2016

Besojmë se ju ka ndodhur edhe juve që pasi të mbaroni punën, ndiheni mjaft të lodhur dhe mendoni se po të blini diçka të re për veten, dita juaj mund të bëhet më e bukur, por sipas një studimi kjo nuk është një gjë e mirë.

Kur bëni pazar pasi keni mbaruar punën keni tendencën që të mos i vini re çmimet e larta, sepse thjesht doni të kënaqni veten për t’u motivuar edhe një herë. E thënë më thjesht, ju nuk jeni në versionin më të mirë të vetes në momentin që dilni nga puna, ndaj nuk duhet të merrni vendime që kanë lidhje me paratë dhe të ardhmen tuaj.

Do të ishte më mirë që pas pune të dilni me miqtë tuaj për një pije apo vakt të lehtë, sepse kështu mendoni se arrini ta “paguani” apo “shpërbleni” veten për gjithë lodhjen e ditës. Megjithatë, edhe kjo nuk duhet kthyer në rutinë sepse pastaj nuk do t’ju japë kënaqësinë që kërkoni pas pune. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje