Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Kjo është mosha më e vështirë për një femër…

Studimi: Kjo është mosha më e vështirë për një femër…
October 21
16:47 2016

Çdo stad i jetës ka vështirësitë e veta, si personale ashtu edhe profesionale. Lidhur me këtë fakt, Wendy McCarthy, e cila është një aktiviste për të drejtat e grave, ka bërë një studim të sajin lidhur me moshën më të vështirë që kanë në përgjithësi femrat dhe arsyet për këtë.

Sipas një investigimi dhe pyetësori të gjerë për rreth dy vite, ajo ka dalë në përfundimin se mosha më e vështirë për një femër është fundi i të njëzetave dhe fillimi i të tridhjetave. Arseja kryesore është sepse këto janë vite decisive vendimesh për femrat. Ato duhet të zgjidhin shumë mirë nëse duan të jenë femra në karrierë apo t’i dedikohen familjes së tyre apo fëmijëve. Aq më e vështirë është për ato që zgjedhin të bëjnë edhe punën, por edhe të rrisin fëmijët e vegjël.

Sipas studimit, kjo është periudha më e vështirë për të qenë femër, ndërkohë që për sa i përket shëndetit (duke lënë mënjanë sferën profesionale), vështirësia qëndron më tepër në hyrjen e të 50-ave, që zakonisht korrespondon edhe me menopauzën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje

Na pelqeni ne facebook