Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Kjo është dita më e keqe për t’u martuar!

Studimi: Kjo është dita më e keqe për t’u martuar!
November 06
12:25 2016

Zakonisht çiftet e reja dhe që janë në prag martese shpesh bëjnë biseda rreth një date për martesën e tyre. Edhe shoqëria dhe njerëzit e tjerë i pyesin vazhdimisht se cila do të jetë data e madhe dhe për arsyet se pse zgjedhin një datë dhe jo një tjetër.

Vendimi i datës për ditën e madhe shpesh influencohet nga disa faktorë. Çiftet kanë qejf një datë që janë njohur apo një datë që mund të jetë e përshtatshme për të gjithë familjen për të qenë pa angazhime ose në ditë speciale si Shën Valentini apo ndonjë festë fetare. E gjithë kjo peripeci bëhet sepse njerëzit duan që dita kur ata martohen të ketë një kuptim dhe të ketë ndonjë detaj fatsjellës.

Mirëpo, sipas një studimi nga Universiteti i Melbourn-it, çiftet që vendosin data rastësore kanë më shumë premisa për të qëndruar bashkë sesa çiftet që mendohen gjatë për një datë speciale dhe me kuptim. Ata madje kanë renditur dhe disa arsye se pse ka dalë ky përfundim.

  1. Datat speciale të martesës i vendosin çiftet që kanë pasur martesa të mëparshme.

Sipas tyre, çiftet që kanë vendosur mbi një datë romantike apo me kuptim, në shumicën e rasteve kanë qenë të martuar më parë dhe kanë pasur fëmijë nga martesat e mëparshme. Ata janë mësuar me gjëra komplekse në jetët e tyre, ndaj dhe për datën e martesës vendosin një datë komplekse.

  1. Çiftet që martohen në një datë të menduar kanë më pak gjëra të përbashkëta se çiftet që vendosin një datë rastësore.

Çiftet që vendosin një datë rastësore fokusohen më tepër te cilësia e marrëdhënies dhe dasmës së tyre sesa te përsosmëria dhe kuptimi i vetë datës. Çiftet që nuk kanë shumë të përbashkëta mendohen gjatë për një datë, sepse kjo i lidh më tepër dhe i bën të mendojnë se janë kopja perfekte.

  1. Çiftet që vendosin një datë jo rastësore në shumicën e rasteve kanë qenë në pritje të një fëmije në atë kohë.

Pritja e një fëmije i përshpejton disi gjërat dhe i bën çiftet ta ndërmarrin vendimin e martesës shumë shpejt. Për këtë arsye ata vendosin edhe data të mirëmenduara për të rritur në një farë mënyrë romanticitetin në çift.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje