Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Njerëzit e zgjuar e kanë më të vështirë të bien në dashuri

Studimi: Njerëzit e zgjuar e kanë më të vështirë të bien në dashuri
November 07
13:20 2016

Nëse jeni pjesë e atyre njerëzve që janë të zgjuar, me shumë mundësi ju keni një jetë dashurore të komplikuar. Ju mund ta keni shumë të vështirë ta gjeni dashurinë dhe ta mbani atë për një kohë të gjatë. Ju madje mund të ndiheni sikur nuk ju kuptojnë mirë në dashuri dhe ju duket sikur jeni duke bërë diçka gabim.

Ne mund t’ju themi se përgjigjen e gjithë këtyre pyetjeve mund ta gjeni te niveli i inteligjencës tuaj. Nëse keni nivel të lartë inteligjence, shanset janë që ju ta bëni dashurinë një çështje më të komplikuar dhe rrjedhimisht më të vështirë për ta gjetur.

Më poshtë këto janë arsyet se pse njerëzit e zgjuar e kanë më të vështirë të bien në dashuri:

  1. Njerëzit inteligjentë e vlerësojnë pavarësinë

Mund të duket pak e vrazhdë, por njerëzit e zgjuar e vlerësojnë pavarësinë më shumë se çdo gjë tjetër. Kjo nuk do të thotë se ata nuk ndiejnë dashuri për personat që duan, por thjesht ata duan pavarësi edhe nëse janë të lidhur. Kjo krijon tension mes partnerëve. Megjithatë, nëse ka partnerë të cilët janë të kuptueshëm dhe që dinë të respektojnë këtë pavarësi gjithçka mund të shkojë shumë mirë.

  1. Njerëzit inteligjentë nuk janë kufizues në një lidhje

Mund t’ju duket se këta njerëz janë të ftohtë dhe distantë, por në fakt ata thjesht nuk janë kufizues. Kjo sigurisht ndikohet nga fakti se njerëzit e zgjuar e adhurojnë lirinë. Dashurinë këta njerëz dinë ta japin në një mënyrë të ndryshme, ndoshta jo gjithnjë me fjalë të ëmbla, por me gjeste që flasin shumë.

  1. Njerëzit inteligjentë nuk ndalojnë dot së analizuari gjërat

Njerëzit inteligjentë nuk ndalojnë dot së analizuari dhe madje mendojnë më shumë seç duhet. Kjo kthehet në problem në shumë raste, sepse në një lidhje, njerëzit inteligjentë, analizojnë çdo gjë dhe kjo i bën ata të debatojnë shpesh dhe të mendojnë se mes tyre nuk ka dashuri.

  1. Njerëzit inteligjentë janë të matur

Njerëzit inteligjentë e kanë të vështirë të besojnë dashurinë me shikim të parë. Kjo jo sepse ata janë më pak romantikë se të tjerët por thjesht sepse janë më të matur dhe kanë prirje të besojnë vetëm gjërat të cilat janë shumë të sigurta.

  1. Njerëzit inteligjentë fokusohen më shumë te profesioni sesa te dashuria

Njerëzit inteligjentë kanë premisë të fokusohen më shumë te karriera sesa te jeta e tyre dashurore. Kjo i bën ata aq shumë të foksuar te profesioni sa u kthehet në prioritet. Vetëm partnerë të kuptueshëm shumë mund të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me ta pa i ngacmuar apo privuar nga arritjet e karrierës.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje