Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Këto janë 4 gjërat që njerëzit nuk i bëjnë as për dashurinë!

Studimi: Këto janë 4 gjërat që njerëzit nuk i bëjnë as për dashurinë!
October 25
12:13 2016

Thuhet shpesh se dashuria i justifikon të gjitha, madje ka edhe fuqi transformuese. Jo rrallë herë dëgjojmë frazën: “Për dashurinë do të bëja gjithçka”. Por në fakt, çfarë nuk janë njerëzit të gatshëm të bëjnë as për dashurinë?

Një grup studiuesish kanë vëzhguar më shumë se 1652 çifte duke i marrë ata në pyetje mbi eksperiencën e tyre në çift. Në fakt, ka qenë surprizuese që në një sërë tematikash, pavarësisht se na duken normale, partnerët nuk kanë dashur të heqin dorë edhe nëse partneri tjetër ua ka kërkuar diçka të tillë.

  1. Ndryshimi i fesë (85% nuk e ndryshojnë).
  2. Të largohen nga një mik/mikeshë e ngushtë (71% nuk e bëjnë).
  3. Të kthehen në vegjetarian (62% nuk e bëjnë).
  4. Të largohen nga një pozicion pune (50% nuk e bëjnë).

Ndërsa disa nga gjërat më të zakonshme të cilat çiftet pranonin t’i ndryshonin për hir të dashurisë ishin: ndryshimi i banesës, ndryshimi i qytetit, të hiqnin dorë nga duhani, të hiqnin dorë nga alkooli. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje