Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Ju mund ta njihni “shpirtin binjak” nëpërmjet gjeneve tuaja!

Studimi: Ju mund ta njihni “shpirtin binjak” nëpërmjet gjeneve tuaja!
October 03
16:24 2016

Ju mund të mendoni se nga personi që pëlqeni apo dashuroni krijoni një lidhje fizike apo shpirtërore dhe ka qenë pikërisht kjo lidhje që ju ka bërë ngacmimin e parë.

Në fakt, sipas një studimi të fundit nuk është kështu. Pëlqimi ndaj partnerit është shumë i influencuar nga gjenet tuaja dhe se si këto të fundit kombinohen me gjenet e atij që dashuroni.

Ky studim është publikuar te “Nurture” dhe thuhet se ekziston një komponent shumë i rëndësishëm në sistemin tonë imunitar që quhet “HLA”. Një prej funksioneve të tij është t’ju bëjë të ndjeni afeksion kundrejt një personi specifik.

Për këtë studim janë marrë në pyetje rreth 255 çifte heteroseksuale në një periudhë prej 9 muajsh. Pasi janë identifikuar të gjitha kodet gjenetike të këtyre partnerëve janë bërë edhe disa pyetje. Konkluzioni ka qenë se partnerët me HLA të ndryshme nga njëri-tjetri kanë një tërheqje më të madhe seksual sesa partnerët me HLA të ngjashme. /Blitz.al/

Shperndaje