Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Ja çfarë urrejmë te kolegët

Studimi: Ja çfarë urrejmë te kolegët
November 19
17:48 2016

Kur kalon një periudhë të gjatë në zyrë, natyrisht që do të kesh edhe përplasje apo zënka me kolegët. Një studim i fundit britanik i botuar në “Daily Mail” nxjerr në pah ato gjëra që kolegët e punës urrejnë te njëri-tjetri.

Të folurit shumë, të dëgjuarit muzikë apo dhe të konsumuarit drekën në ambientin e zyrës janë disa nga gjërat që i bezdisin kolegët tuaj. Por nuk janë vetëm këto “vese” që ata me të cilët ju ndani zyrën acarohen me ju, edhe të folurit me zë të lartë në telefon apo komunikimi në Whatsapp e Viber (kur bëni zhurmë), janë të tjera forma që i bëjnë kolegët tuaj të mërziten me ju.

Prandaj, nëse nuk doni të keni keqkuptime, hiqni dorë nga këto vese! /Blitz.al

Komento
Shperndaje